Meta takohet me ministrat e LSI, Manjani: Politika mos të fajësojë ekspertët

485
Kreu i Kuvendit Ilir Meta ka zhvilluar sot takime me disa prej ministrave të LSI në Qeveri. Meta ka takuar në zyrën e tij në Kryesinë e Kuvendit ministrat Klajda Gjosha, Edmond Haxhinasto dhe Ylli Manjani i cili nuk pranoi të bëjë asnjë koment, ndërsa në lidhje me Reformën në Drejtësi Manjani kërkoi që politika të gjejë konsensusin e të mos fajësojë ekspertët.
Ylli Manjani: Nuk ka asnjë për tu emetuar si lajm në këtë pjesë, kështu që nuk shof ndonjë shqetësim.
Janë dy konstitucionalistët më të mirë që ka vendi, ata nuk përfaqësojnë ministrin e Drejtësisë, nuk përfaqësojnë as partinë e ministrit të Drejtësisë, përfaqësojnë veten e tyre ekspertizën e tyre janë më të mirët që kemi jua siguroj këtë dhe besoj se e nderojnë procesin e diskutimit për reformën në drejtësi dy konsitutcionalitët më të mirë që ka vendi.
Rusmaili është një ndër konsistucionalistët më të mirë që ka vendi sot, në kuptimin e burimeve njerëzore, në kuptimin e trjanimeve që ka, në kuptimin e eksperiencës që ka në punë dhe theksoj nuk përfaqëson ministrin e Drejtësisë, por përfaqëson veten e tij si ekspert. Ministri i Drejtësisë e ka propozuar për të kontribuar në hartimin e Kushtetutësm, në hartimin amendamenteve kushtetuese pas dalejes së Venecias.
Ajo që rekomandon Komisioni i Venecias është fare e qartë. Konsensus politik për të ndërtuar një reformë gjithëpërfshirëse, për të ndërtuar një Kushtetutë minimaliste, për të ndërtuar një Kushtetutë të thjeshtuar. Kjo është ajo që thotë Komsioni i Venecias dhe për këtë mendoj se është momenti për të çelur dialogun politik. Nuk është më çështjesh ekspertësh besoj unë.
Ministri nuk do jetë aty ku ka thënë Venecia nuk do jetë dhe do jetë aty ku duhet të jetë
Sigal