Meta takim për fundvit me gazetarët: Së shpejti të raportoni për çeljen e negociatave

498
Në një pritje të ngrohtë në ambientet e kryesisë së Kuvendit kryepralamentari Meta ka uruar për festat e fundvitit të gjithë gazetarët shqiptarë. Në fjalën e tij të hapjes ku ishin të pranishëm zëra të njohur të medias shqiptare Meta tha se uron që së shpejti të raportohet lajmi i mirë i çeljes së negociatave me Bashkimin Europian.
“Gjithnjë ka vend për tu përmisuar, ju uroj vit të mbarë, gezuar në familjet tuaja dhe natyrisht të dominojnë lajmet me pozitive dhe shpresojmë të japim lajmin e çeljes së negociatave, që do ishte lajm i mire për të gjithë ne.”-tha Meta
Meta nuk la pa falenderuar edhe gazetarët e Opozitës që ishin të pranishëm në ceremoni.
Sigal