Meta takim me Ramën në Kryeministri

418
Kreu i Parlamentit, Ilir Meta, ka shkuar sot në Kryeministri për të diskutuar me aleatin e tij Edi Rama për negociatat e fundit lidhur me reformën në drejtësi.
Meta shoqërohet nga ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, nga kreu i grupit të LSI, Petrit Vasili dhe nga shefi i kabinetit të Kuvendit Sokol Dervishi. Dje Meta u njoh me kërkesën e opozitës për vendet e rezervuara gjatë takimit që pati me Bashën për 2 orë në ‘Rogner’. Në konferencën e shtypit pas takimit, kreu i Kuvendit tha se është i hapur pë negociata dhe bëri thirrje që palët politike të gjejnë konsensusin gjatë orëve në vijim.
Sigal