Meta takim me Asaf Hajiyev: Të forcohet roli i Asamblesë Parlamentare

539
Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, priti sot Sekretarin e Përgjithshëm të Asamblesë Parlamentare të Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik në Detin e Zi (PABSEC) Asaf Hajiyev. Meta i uroi mirëseardhjen Hajiyev në Tiranë me rastin e Takimit të 45-të të Komisionit të Kulturës dhe Çështjeve Sociale të PABSEC dhe vlerësoi përpjekjet e vendeve anëtare të organizatës për forcimin e rolit të Asamblesë Parlamentare si një instrument që duhet fuqizuar më tej në interes të bashkëpunimit rajonal. Sekretari i Përgjithshëm i Asamblesë Parlamentare të Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik në Detin e Zi (PABSEC), Hajiyev, shprehu mirënjohjen për mbështetjen e Kuvendit të Shqipërisë në kuadër të rritjes së efikasitetit të Asamblesë Parlamentare dhe në mbështetje të objektivave të përbashkëta të vendeve anëtare të PABSEC. Meta shprehu vullnetin e Shqipërisë për të rritur prezencën e saj në organet teknike të PABSEC dhe në këtë kuadër theksoi se vendi ynë mbetet i përkushtuar ndaj forcimit të rolit dhe efikasitetit të kësaj asambleje të rëndësishme parlamentare rajonale veçanërisht në mbështetje të rritjes së ndërlidhjes rajonale dhe shkëmbimeve ekonomike e tregtare mes vendeve anëtare.
Sigal