Meta takim lamtumire me ambasadorin e Kuvajtit

517
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta priti sot në takim lamtumire, Ambasadorin e Shtetit të Kuvajtit në Shqipëri, z. Najeeb Abdulrahman Al – Bader, të cilit i shprehu mirënjohjen për përkushtimin e tij personal dhe kontributin e veçantë në shërbim të forcimit të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Kuvajtit. 
Kryetari i Kuvendit z. Meta theksoi se falë punës së Ambasadorit Al-Bader, bashkëpunimi mes dy vendeve dhe veçanërisht mes dy parlamenteve ka kaluar në një stad tjetër më dinamik dhe në këtë kuadër e falënderoi Ambasadorin për mbështetjen e vazhdueshme që Kuvajti dhe autoritetet e tij i kanë ofruar Shqipërisë dhe popullit të saj. 
Ambasadori i Shtetit të Kuvajtit në Shqipëri z. Najeeb Abdulrahman Al – Bader shprehu mirënjohjen e tij të thellë për bashkëpunimin me autoritetet shqiptare gjatë këtyre katër viteve në Tiranë dhe vlerësoi rolin personal të Kryetarit të Kuvendit z. Meta në thellimin e marrëdhënieve dypalëshe.
Duke i uruar suksese Ambasadorit Al-Bader në angazhimet e tij të ardhshme, Kryetari i Kuvendit, Meta vlerësoi se miqësia e thellë që ekziston mes dy popujve dhe puna e bërë deri tani përbëjnë një bazë solide të rritjes së intensitetit të bashkëpunimit të ngushtë mes Shqipërisë dhe Kuvajtit, duke u fokusuar më tepër tek zgjerimi i shkëmbimeve njerëzore, tregtare dhe ekonomike.
Sigal