Meta takim “kokë më kokë” me Lulzim Bashën

529
Sigal

Presidenti i vendit Ilir Meta ka pritur në një takim kreun e PD-së Lulzim Basha në zyrën e tij.

Takimi mes të dyve ka zgjatur rreth 35 minuta, ndërsa asnjë prej zyrave të shtypit nuk ka dhënë detaje lidhur me këtë takim.

Ky takim mes të Metës dhe Bashës vjen pas vizitës që pati përfaqësia e Komisionit të Venecias në vendin tonë, ndërkohë që brenda javësh opozita pritet që të rifillojë protestat për rrëzimin e qeverisë Rama.

Tashmë janë djegur të gjitha afatet dhe për 13 Tetorin, datën e dekretuar nga ana e presidentit Meta për zgjedhjet lokale.