Meta: Stabiliteti rajonal përshpejton integrimin europian

430
Sigal

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, theksoi sot se stabiliteti ynë rajonal do të konsolidojë përpjekjet kundër terrorizmit dhe kriminalitetit, si dhe përshpejtimin e ritmit të axhendave të vendeve të rajonit drejt integrimit europian.

Në seancën e dytë plenare të Asamblesë Parlamentare të SEECP-së, që zhvillohet në Tiranë në kuadër të Presidencës Shqiptare kryeparlamentari Meta tha se “konstatimi ynë është se procesi i bashkëpunimit të Europës Juglindore po kalon një moment pozitiv që konfirmmohet nga progresi në shumë drejtime, veçanërisht në procesin e integrimit europian, gjë që u konfirmua edhe nga konferenca e Berlinit”.

Por, vijoi ai, kriza ekonomike kohët e fundit në kontinentin europian e veçanërisht zhvillimet e fundit në rajonin tonë, që shpesh herë lidhen me sfidat e përbashkëta të sigurisë e stabilietit, na detyrojnë të jemi më vigjilentë ndaj fenomeneve negative dhe sfiduese të papunësisë e varfërisë, të cilat na kujtojnë rritjen e devotshmërisë së proceseve demokratizuese dhe qasjes zhvillimore të rajonit tonë.Ansambleja parlamentare e SECCEP.Foto A.Dobi(5)

“Ndaj Shqipëria beson fort se puna e këtij procesi duhet perqendruar ne konkretizimin e projekteve madhore ekonomike infrastrukturore, paralel me procesin e përshpejtimit të integrimit europain forcimin e shtetit ligjor. Bashkëpunimi rajonal konkretizohet vetëm përmes bashkëpunimit real të heqjes së barrierave, fuqizimit të shkëmbimeve tregtare konsolidimit të zonave rajonale ekonomike dhe zbatimit të vërtetë të marrëveshjeve të tregtisë së lirë”, nënvizoi Meta.

Kreu i Kuvendit u shpreh se “ne duhet ta trajtojmë në anën tonë se një hapesirë të përbashkët për të konkurruar më denjësisht dhe në mënyrë më të suksesshme në tregjet globale ndaj dhe veprimi dhe ndërlidhja duhet të jenë prioritetet tona kryesore; ndërlidhje përmes përforcimit të rrjetit infrastrukturor rrugor dhe hekurudhor dhe forcimit të lidhjeve energjetike për të ardhmen, duke kontribuar kështu edhe në sigurinë energjetike të kontinentit tonë; ndërveprim për ato çështje imediate që na prekin të gjithëve, veçanërisht në funksion të mbrojtjes së mjedisit. Ndërveprimi, ndërlidhja dhe heqja e barrierave, i shërbjenë gjenerimit të inicitivave sipërmarrëse krijimit të një klime më të mirë për investitorët e huaj dhe na mundëson që të shkëmbejmë më shumë me njëri tjetrin gjë që për rrjedhojë sjell dinamizim të tregut të punës veçanërisht për të rinjtë tanë të cilët preken më shumë nga çdo grupmoshe nga papunësia.

“Por, duhet të jemi të qartë se nuk do të ketë rritje ekonomikë as zhvillim të qëndrueshëm e as mirëqënie reale për qytetarët tanë nëse nuk punojmë për hapësirën e e proceve demokratizuese dhe forcimin institucional të vendeve tona .Këtu parklamentet kanë një përgjegjësi të veçantë dhe një rol të rëndësishëm për të luajtur përmes harmozimit të mëtejshëm të kuadrit legjislativ në përputhje me atë të BE-së”, theksoi Meta.

Ai shtoi se është detyra jone të mbikqyrim e të sigurohemi që lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, forcimi i sundimit të ligjit dhe avancimi i perspektivës europianë, t’i shërbejnë krijimit të kushteve më të mira të gjenerimit të biznesit punësimit dhe zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik e social.

Ansambleja parlamentare e SECCEP.Foto A.Dobi(3)“Ndaj besojmë se jemi të gjithë dakord se funksionimi dhe forcimi i asamblesë parlamentare të procesit të bashkëpunimit të Europës Juglindore duhet të jetë prioritet për të gjithë parlamentet tona. Ju siguroj se Kuvendi i Shqipërisë mbetet i përkushtuar maksimalisht dhe do të vazhdojë angazhimin e tij në funksion të progresit dhe avanzhimit të dimensionit parlamentar të rajonit tonë, me qëllim zgjidhjen e atyre çështjeve imediate rajonale përmes frymës konstruktive, vullnetit politik gjithpërfshirjes, përqëndrimit në projekte konkrete të bashkëpunimit rajonal, që sjellin zgjidhje të pritshme për qytetarët që ne përfaqësojmë sot këtu”, përfundoi Meta.

Në seancën e dytë plenare të Asamblesë Parlamentare të SEECP-së, që zhvillohet në Tiranë në kuadër të Presidencës Shqiptare marrin pjesë delegacionet nga Sarajeva, Sofia, Athina, Prishtina, Zagrebi, Podgorica, Shkupi, Kisinau, Bukureshti, Beogradi, Lubjana dhe Ankaraja.