Meta sqaron bllokimin e miellit: Me Fiqon u takuam te zyra e kryeministrit. I pa analizat dhe u bind

479
Sigal

Kreu u Kuvendit, Ilir Meta iu përgjigj sot akuzave të opozitës, se ai fshihej pas bllokimit të biznesit të kandidatit të PD-së për Vorën, Fiqiri Ismailit.
Kreu i Kuvendit tha se edhe Ismaili është bindur se një pjesë e miellit që ai kishte në magazina, përmbante aflatoksinë. Sipas tij, është mbajtur një takim në zyrën e kryeministrit Rama, në të cilin ka qenë i pranishëm edhe Fiqiri Ismaili, së bashku me ministrin e Bujqësisë.

“E vërteta është kjo dhe atë e ka parë edhe kandidati, Fiqiri Ismaili. Kemi patur një takim te zyra e kryeministrit Rama, në prani edhe të ministrit dhe ia kemi treguar të gjitha shkresat dhe analizat Fiqiriut”, tha Meta.

“Ka patur edhe shkresa të mëparshme nga ministria dhe për këtë mban përgjegjësi shteti. Analizat janë bërë nga AKU dhe në mënyrë ligjore. Është marrë masa për të bllokuar miellin në magazinë, por jo të gjithë fabrikën”, shtoi Meta më tej, i cili u ndërpre nga kreu i PR-së, Fatmir Mediu.

“Fatmir unë jam shumë i qetë në këtë çështje. Unë jam gati të dal edhe në televizion publik me kandidatin dhe ta sqarojmë opinionin publik. S’mund të lejojmë që të vazhdoj akoma kjo histori”, iu përgjigj Meta Mediut.

“Nuk mund të lejojmë që të helmohen shqiptarët sepse ju e quani bllokim politik atë të miellit me alfatoksinë”, shtoi Meta më tej.