Meta: Shumë i lumtur që m’u dha sot mundësia të kthehem në Parlament pas një mungese gati dy vjeçare, për të rikonfirmuar edhe njëherë se deri në 24 korrik 2022

483
Sigal

Presidenti Ilir Meta ka reaguar në rrjetin social në lidhje me seancën dëgjimore të kësaj të hëne në komisionin hetimor të ngritur pikërisht për shkarkimin e tij nga posti i kreut të shtetit.

Përmes një statusi në rrjetin social, Meta shkruan se ishte i lumtur që iu dha mundësia të kthehej në parlament pas dy vitesh mungesë, për të rikonfirmuar edhe njëherë se institucioni i Presidentit do të jetë një kështjellë në mbrojtje të kushtetutës.

Ja çfarë shkruan Meta:

Shumë i lumtur që m’u dha sot mundësia të kthehem në Parlament pas një mungese gati dy vjeçare, për të rikonfirmuar edhe njëherë se deri në 24 korrik 2022, Institucioni i Presidentit do të jetë një kështjellë e pamposhtur në mbrojtje të Kushtetutës, demokracisë, pluralizmit, interesit kombëtar dhe atij publik, me qëllimin e vetëm anëtarësimin e shpejtë dhe pa vonesa të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Gepostet von Ilir Meta am Montag, 9. September 2019