Meta: Shqiptarët të marrin fatin e tyre në dorë në mbrojtje të Kushtetutës

128

Presidenti Republikës, Ilir Meta, gjatë një konference për shtyp tha se kreu i shtetit do të bëjë gjithçka që shqiptarët të shkojnë në referendum për të mbrojtur Kushtetutën e vendit.

Teksa e konsideroi si “vija e kuqe flakë”, Meta tha se presidenti do të kërkojë që të mbrohet Republika.

“Shqiptarët të marrin fatin e tyre në dorë në mbrojtje të Kushtetutës, Kushtetuta është vija e kuqe dhe e kuqe flakë nga armiqtë e saj. Presidenti do jetë në mbrojtje të drejtpërdrejtë. Presidenti do të kërkojë që përmes referendumit të mbrojë Republikën. Të vendosë nëse do të kthehet në diktaturë. Referendumi është demokracia direkte, demokracia në veprim. Presidenti do të bëjë gjithçka që kjo e drejtë të ushtrohet lirisht”, theksoi Meta.