Meta: Shqipëria, kurrë koloni e një junte dhe shteti paralel

122

Në intervistën e dhënë sot për “Kathimerini” Presidenti Meta ka bërë të qartë se nuk do të lejojë kurrë që Shqipëria të kthehet një “koloninë e një junte dhe shteti paralel”.

Gazetari: Folët për një plan instalimi të një junte që ka si qëllim krijimin e shtetit paralel në Shqipëri dhe në Kosovë, dhe përcaktuat si ‘’njeri të përshtatshëm‘’ për të, Edi Ramën, dhe frymëzues, Xhorxh Sorosin. Çfarë dini konkretisht për këtë plan?

Presidenti Meta: Unë thjesht e kam gërmëzuar qartë dhe saktë se si një grup i strukturuar, që praktikon taktika të një shteti paralel është duke synuar dhe kërkuar kapjen totale të shtetit në Shqipëri, gjë që u shërben agjendave të fshehta.

Është e qartë se këto agjenda nuk janë gjë tjetër, veçse në mospërputhje me anëtarësimin tonë në NATO, me procesin tonë të integrimit në BE, ose edhe me partneritetin tonë strategjik me SHBA-në.

Demokracia dhe sundimi i ligjit gjenden në zemër të këtyre marrëdhënieve dhe si të tilla, ato kurrë nuk do të jenë subjekt për negociata.

Shqiptarët e sinqertë dhe punëtorë nuk do të pranojnë kurrë të jenë koloni në shërbim të pastrimit të parave dhe të krimit të organizuar ndërkombëtar. Ata kurrë nuk do të pranojnë të keqpërdoren si shkak për turbullira në një rajon ku ata kanë qenë historikisht më të paqtët, megjithëse kanë kaluar vuajtje të tmerrshme. Shqiptarët e kanë bërë zgjedhjen e tyre, për t’u bashkuar me NATO-n dhe Bashkimin Europian. Askush nuk mund t’ia ndërrojë rrugëtimin këtij projekti strategjik. Kjo duhet të jetë e qartë!