Meta shpërndan çertifikata legalizimi në Vorë: Procesi përfundon në kohë rekord

547
Kryetari i LSI-së, Ilir Meta mori pjesë në shpërndarjen e rreth 300 certifikatave legalizimi në Bashkinë e Vorës. Duke folur gjatë këtij aktiviteti, Meta vuri në dukje se të gjithë janë dëshmitarë të angazhimit të jashtëzakonshëm të qeverisë dhe të kryeministrit Edi Rama për të ecur me shpejtësi sa i takon procesit të legalizimeve. Gati në më pak se 10 ditë angazhimi, ne sot kemi rreth 300 legalizime dhe ky proces do të vijojë në ditët dhe në javët që vijnë edhe në Domje e Bërxull edhe në Prezë, në Gërdec, sepse interesi i ynë është që t’i japim njerëzve zgjidhje sa më të shpejtë të këtij problemi.
“Natyrisht që zgjidhja kërkon edhe respektimin e dokumentacionit dhe do tëjetë një prioritet, jam i bindur edhe i bashkisë së re dhe i kryetarit të ri të kësaj bashkie që të ndjekë me urgjencë dhe të bashkëpunojë fuqishëm me ALUIZNI-n, me Drejtorinë e Përgjithshme të Hipotekave në mënyrë që ky proces të përfundojë në kohë rekord dhe Bashkia e re e Vorës të jetë njëshembull i shkëlqyer i legalizimit dhe më pas i fazës së dytë që është po kaqe rëndësishme për zhvillimin gjithë këtij komunitete, që është urbanizimi ikësaj bashkie të re që të jetë një bashki model sa i përket zhvillimit dhe sa ipërket shërbimeve që ofron ndaj të gjithë komunitetit”, nënvizoi Meta.
Ndërsa, Drejtori i ALUIZNI-t, Artan Lame tha se zona e Vorës është nga ato që ka më shumë problematika legalizimi, sepse është një zonë fushore një zonë që ka pritur jashtëzakonisht qytetarët në këto 20 vjet. “Është një zonë për fattë keq nuk janë marrë asnjëherë seriozisht dhe kjo bëri që dallga elegalizimeve, dallga e qytetarëve që prisnin nga ne në fillim të punës sonë tëishte e jashtëzakonshme. Janë mbi 7 mijë objekte që përfshin bashkia e re eVorës që presin legalizimet. Në më tepër se 1/3 e tyre deri më tani ështëbërë puna nga ana e jonë për rishikimin e dosjeve, dhe vazhdon gjithëprocedura tjetër më pas për dhënien e lejeve të legalizimit”, tha Lame. 
Sigal