Meta shpall “non grata” ambasadorin Borchardt

498
Sigal

Ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Bern Borchardt nuk është i mirëpritur në presidencën shqiptare.

Presidenti Ilir Meta ka dërguar një letër në selinë qendrore të OSBE-së në Kopenhagë, ku shkruan se ambasadori i caktuar në Tiranë nuk është i mirëpritur në institucionin më të lartë të vendit.

Në letrën që besohet se është bërë publike nga vetë ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Meta rëndit edhe arsyet se pse ka vendosur të shpallë ‘non grata’, ambasadorin Borchardt.

Arsyeja e parë, sipas Presidenti Meta lidhet me faktin se Borchardt vuri në diskutim Dekretin e Presidentit për zgjedhjet vendore në Shqipëri në qershor 2019.

Arsyeja e dytë, ka të bëjë me faktin se Borchardt i tregoi publikisht gishtin e mesit qytetarëve shqiptare.

Me poshtë dokumenti i Presidentit Meta dhe që i drejtohet Zyrës së Asamblesë Parlamentare të OSBE në Kopenhagën, Zyrës së Prezencës së OSBE-së në Tiranë dhe Drejtorisë së Protokollit të Shtetit të Ministrisë së Europës dhe Punëve të Jashtme në Tirane.