Meta: S’dorëzohem para asnjë presioni as nga Rama, as brenda LSI

445
Ilir Meta, kryetari i Kuvendit njëkohësisht kreu i LSI-së Ilir Meta ndodhet në një bashkëbisedim me gazetarët:
Me çfarë ju ka kërcënuar zoti Rama për të arritur tek dorëheqja e zotit Rama
Të mos flasim për gjëra që na marrin kohë nga gjëra më të rëndësishme. Cështjen e presionit e sqaruam që në fillim
Shpresoj që me futjen e Vasilit në qeveri të kemi një bashkëpunim më të mirë institucional
Pyetje: Si e bindët Ramën që të pranoni Vasilin?
Meta: Nuk jam këtu për të komentuar të gjitha lajmet e vërteta të pavërteta apo gjysmë të vërteta. Vasili u propozua në këtë detyrë për shkak të përvojës së tij dhe i qëndron qartë mesazhit parimor dhe konstruktiv të LSI dhe punës së shkëlqyer që ka bërë për ecurinë e reformës në drejtësi si një anëtar kyc i Komisionit të Posacëm të reformës në drejtësi. Shpresoj që me futjen e tij në qeveri të kemi një bashkëpunim më të mirë institucional brenda qeverisë por dhe me kuvendin për të parandaluar debatet që ndodhin për cështje të caktuara.
Për Tahirin nuk kam asnjë koment
Pyetje: Duket qartë që LSI ka një mosbesim ndaj drejtuesve të rendit. Këtë mosbesim e keni ndaj ministrit apo ndaj drejtuesve të policisë
Meta: Për Tahirin nuk kam asnjë koment
LSI As ka qenë shtojcë as do të jetë për të bërë 71 vota
Meta: As ka qenë shtojcë as do të jetë për të bërë 71 votat. Ilir Meta nuk kushtëzohet nga afate e hamëndësime që nuk i shërbejnë vendimarrjes. Nuk është shqetësim i shqiptarëve se kur LSI shpall koalicionin. Shqetësimi i tyre është vjedhja e votës
Pyetje: A ju ka thënë Manjani shqetësimet dhe më herët?
Meta: Shqetësimet që mund të kem marrë kam kërkuar të jepen në rrugë institucionale
Shqetesimi i autoriteteve te larte te SHBA ishte mos arrestimi i Klement Balilit 
Pyetje: Pse nuk arrestohet Klement Balili?
Ilir Meta: Gjatë vizitës time në ShBA i vetmi shqetësim nga agjencitë amerikane dhe më ka kërkuar që tu tërheq vëmendjen autoriteteve dhe institucioneve për mos arrestimin e Klement Balilit si një problem e shqetësim mes dy vendeve në drejtim të luftës kundër krimit të organizuar. Nuk ka vend tjetër vec Këshillit të Sigurisë Kombëtare ku mblidhen të gjithë institucionet e vendit dhe diskutojnë cështje të mprehta. Nëse dikush mendon se kjo nuk është një cështje e mprehtë, ndërkohë që është një cështje e bërë publike nga partnerët mendoj se nuk e ka të drejtë. Kam gjykuar këtë mbledhje si rrugën më të mirë, jo për tu marrë me gjyqe ndaj asnjë institucioni por për të kuptuar rëndësinë e të gjithë institucioneve në funksionushmërinë e tyre.
SHISH e Policia te parandalojne mbjellen e kanabisit. Prokuria te coje para ligjit jo vetem hallexhinjte
Meta: Që tani të koordinohet puna për të parandaluar mbjellen e kanabisit për sezonin e ardhshëm. Nuk duam të shohim asnjë polic që korr kanabis.
SHISh të gjithë institucionet e tjera të përfshihen për të parandaluar grupet kriminale për të sjellë farën e kanabisit.
Është majft e rëndësishme të jepet mesazh i fortë i fuqishëm dhe parandalues. Duhet ta tregoj tani dhe pa u vonuar dhe pa vazhduar akuzat fajësimet dhe shfajesimet në televizor
Prokuroria të cojë parë të gjithë proceset. Jo vetëm për të dënuar hallexhinjtë por ata që kontrollojnë në mënyrë të organizuar sjelljen e farës së kanabisit dhe të ardhurat e mëdha nga ky aktiviteti kriminal. Është një fenomen që duhet të marrë fund një herë e përgjithmonë
Kam marrëdhënie shumë të mira institucionale me Nishanin
Pyetje: Pse shkuat dje tek Nishani?
Meta: Unë kam marrëdhënie shumë të mira institucionale me presidentin Nishani
LSI nuk është një parti shtojcë, nese PD apo PD i ka votat, LSI del ne opozite
Meta: Pse nuk ikën LSI nga qeveria? LSI nuk është një parti shtojcë. Nëse sot Rama konfirmon 71 mandate në mënyrë legjitime, LSI del në opozitë që tani. Nëse më 19 qershor Edi Rama me Lulzim Bashën konfirmojnë 71 mandate LSI del në opozitë. Dhe nëse LSI del në opozitë do të votojë gjithmonë çdo ligj për integrimin.
LSI nuk është nuk ka qenë dhe nuk do të jetë asnjëherë shtojcë e asnjë force politike që i ka 71 vota legjitime apo se i ka në mënyra të tjera. Por nuk do lejojmë të cojmë vendin në një vakum qeverisje legjitimeti. Jemi të hapur të qëndrojmë në opozitë gjithmonë duke votuar ligjet për integrimin europian
Meta pergjigjet pse nuk del LSI nga koalicioni me PS 
Meta: Mendoj se këmbëngulja për ti zgjidhur në rrugë institucionale është e vetmja rrugëzgjidhje që i shërben mbarëvajtjes së koalicionit.Pse LSI vazhdon të rrijë në koalicion me PS-në, pse nuk del nga koalicioni me PS? Ju them se probleme ka dhe brenda një partie. Nuk dua tju lodh me problemet e mia me deputetin Spahiu
Pyetje: Mendoni se Ylli Manjani ka dalë jashtë këtij mesazhi?
Meta: Xhixho e Rama kanë folur mjaft për këto cështje.
Kush del jashtë këtij mesazhi institucional parimor ka përgjegjësinë e tij
Meta: Cdo ministër, ish ministër kur ka fakte duhet të ndjekë rrugën institucionale. Mjaft me shashka. Tymi e bën të pamundur cdo gjë. Jam për rrugën institucionale në luftimin e fenomeneve negative. Qytetarët të lodhur nga retorika fajësuese e politikës. Kush del jashtë këtij mesazhi institucional parimor ka përgjegjësinë e tij.
Meta: S’dorëzohem para asnjë presioni as nga Rama, as brenda LSI
Pyetje: A ishit vënë në dijeni për akuzat e Manjanit që i quante fakte dhe ju i besoni ato.Që prej fillimit të koalicionit është parë si një betejë force. Pranimi i kërkesës së Ramës a ishte dorëzim i Ilir Metës përballë tij
Meta: Ilir Meta në 2008, 2009 dhe LSI edhe pse forca të reja kur Rama e Berisha u bashkuan për të bërë ndryshimet kushtetuese ku synonin eliminimin e LSI, Meta su dorëzua ndaj dy partive së bashku që ishin shumë të mëdha. Pas 2009 u bë faktor stabiliteti edhe pse në një koalicion të vështirë, të paparashikueshëm dhe të padëshirueshëm. Nuk e di si do të kishin vajtur gjërat në Shqipëri nëse LSI nuk do të bënte atë zgjidhje të mençur
Ilir Meta nuk dorëzohet para asnjë lloj presion as nga zoti Rama, as nga zoti Berisha, nga Basha jo e jo dhe as nga brenda LSI
Meta: Dekriminalizimi, proces i rëndësishëm dhe jetik për standardet e zgjedhjeve
Reforma në drejtësi shqetësuese por dhe alarmante
Ilir Meta:Reforma në drejtësi shqetësuese por dhe alarmante pasi duhej të kishte nisur me kohë. Edhe pse jemi 26 vite në demokraci nuk po shkëputemi dot nga tradita e mosdhënies së konsensusit dhe mirëbesimit të plotë
Do t’u përgjigjet pyetjeve të gazetarëve, të cilat sigurisht që do të përqëndrohen tek shkarkimi i Ylli Manjanit nga posti i ministrit të Drejtësisë dhe zëvendësimi i tij me Petrit Vasilin, marrëdhëniet në koalicion dhe zgjedhjet e 18 qershorit
Sigal