Meta: Sali Berisha, dobësia ime. Eshtë vlerë kombëtare e pazëvëndësueshme

446
Njihet publikisht miqësia dhe respekti i Ilir Metës për ish-kryeministrin Berisha, liderin historik të partisë së parë opozitare në Shqipëri. Presidenti i zgjedhur Meta e përmend sa herë dhe kurdo që Berisha mbetet një vlerë e pazëndësueshme e Shqipërisë. Edhe sot që vazhdojnë negociatat mes PD dhe PS, Ilir Meta ka marrë udhën për tu konsultuar me Sali Berishën, pasi të dy kanë qenë inicuesit e gjetjes së një zgjidhje mes mazhorancës dhe opozitës që vendi të futet në zgjedhje të lira e të ndershme. Ndërkombëtarët i kanë zotin Berisha dhe zotin Meta si pika referimi në çdo bisedë apo vendimmarrje të rëndësishme kur flitet për Shqipërinë dhe rajonin e Ballkanit perendimor.
Në një prononcim të shkurtër për mediat Ilir Meta u shpreh se shpresonte që çdo gjë e paktit Rama- Basha të bëhet publike.
“Jam shumë i lumtur që patëm një marrëveshje edhe pse jam informuar nga mediat. Ëndrra ime është të ketë një marrëveshje dhe kontributi im është për një marrëveshje. Unë nuk kam qenë ndërmjetësuesi i kësaj marrëveshjeje, por kam qenë imponuesi bashkë me LSI e PDIU e partitë e tjera. Të bëhet publike dhe t’i shërbejë demokracisë dhe qytetarëve.
Zoti Berisha është dobësia ime dhe në çdo kohë jam i gatshëm, në çdo kohë shërben takimi me të”, tha Meta.
Sigal