Meta-Rodkin: Më shumë investime dhe bashkëpunim mes Shqipërisë dhe Izraelit

448
Kryetari i Kuvendit z. Ilir Meta priti sot Ambasadorin e ri të Izraelit në Shqipëri z. Boaz Rodkin të cilit i uroi mirëseardhjen në vendin tonë dhe suksese në detyrën e re.
Kryetari i Kuvendit Meta shprehu vlerësimin për marrëdhëniet shumë të ngrohta që ekzistojnë mes Shqipërisë dhe Izraelit si dhe midis dy popujve dhe shprehu bindjen se Ambasadori Rodkin do vazhdojë t’a thellojë më tej punën e shkëlqyer që Ambasada e Izraelit bën prej vitesh në funksion të forcimit të bashkëpunimit konkret dypalësh. 
Ambasadori i Izraelit z. Boaz Rodkin shprehu kënaqësinë e marrjes së postit të ri në Shqipëri dhe vuri në dukje se Izraeli e çmon lidhjen dhe miqësinë tradicionale që ekziston mes dy popujve tanë. Në këtë drejtim u shpreh vlerësimi për konsolidimin e marrëdhënieve ndërparlamentare gjatë muajve të fundit, të cilat e rrisin cilësinë e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Izraelit. 
Në përfundim Kryetari Meta dhe Ambasadori Rodkin ndanë bindjen se puna duhet përqendruar në rritjen e investimeve dhe bashkëpunimit kryesisht në fushat e agro-përpunimit, turizmit, manaxhimit të ujrave dhe mineraleve. 
Sigal