Meta: Rëndësi ka standardi i zgjedhjeve, opozita po përpiqet të fabrikojë incidente

460
Kryetari i Kuvendit dhe njëkohësisht Kryetari i LSI-së, Ilir Meta u shpreh të hënën gjatë një interviste televizive se opozita po përpiqet të fabrikojë incidente aty ku nuk ka.
“Shoh një angazhim mjaft të qetë në përgjithësi në këto zgjedhje, përveç disa zonave të caktuara, ku dominojnë interesa të caktuara, ku ka përpjekje për të fabrikuar incidente”, tha Meta.
Sipas tij, këto interesa janë të opozitës. “Opozita e ka kuptuar humbjen në këto zgjedhje dhe kërkon të justifikojë rezultatin e zgjedhjeve, duke cënuar standardin e zgjedhjeve”, theksoi Meta.
Sipas kreut të LSI-së, “opozita asnjëherë nuk është shprehur se kërkon standardin e zgjedhjeve. Më saktë z. Basha sepse opozita ka disa qëndrime, por z.Basha ka deklaruar se do të bëjë referendum, do heqim qeverinë pas këtyre zgjedhejve etj. Pra në këtë paqartësi opozita përpiqet të fabrikojë incidente”.
“Në këtë paqartësi që opozita është përpiqet të sajojë gjëra të paqena si ishte rasti më i freskët që kandidati të PD në Pogradec i paskan çuar një sms kërcënues, dhe unë sa po e mora vesh bëra një deklaratë duke kërkuar që të hetohet kjo gjë dhe Basha shkon në Pogradec dhe thotë që këto gjëra i bën LSI, kur e di shumë mirë se Kandidati ka vajtuar me PD para dy muaj se ka qenë socialdemokrat. Përpara se të vinte aty ka ardhuer edhe tek mua me të gjitha mënyrat, por ne kishim Djana Milen. E përmenda këtë rast për të thënë se fitorja jonë në Pogradec është mbi 80% bne i urojmë suksese kandidatit të PD, unë i kam kërkaur Tahirit që të hetojë”, tha Meta. 
Meta përmendi edhe rastin e kandidatit të Vaut të Dejës. “Marrim një rast tjetër, vëllai i kandidatit të PD në Vaun e Dejës zotit Zef Hila kishte pasur një konflikt me policinë dhe gjoja kjo ishte e nxitur nga mazhoranca, ndërkohë që për këtë rast edhe pse Prokuroria nuk i verifikoi këto pretendime u morën masa. Këto janë gjëra të vogla që nuk kanë lidhje me klimën politike dhe elektorale”, tha Meta.
Duke folur për fenomenin e shtiblerjes së votës, Meta u shpreh se, “Rasti i Vorës e tregoi më së miri kur qytetarët denoncuan kreun aktual të bashkisë që i kishte dhënë zarfa për votat. Kjo është një çështje në hetim dhe më vjen keq që deputetë të PD u përpoqën të bllokojnë veprimin e policisë në administrimin e provave për këtë rast. Pra për të administruar kamerat e Agro Blendit ku pretendohej nga qytetarët, përmes kryeplakut, tek kryetari i bashkisë që u kishte dhënë zarfa”.
Meta u shpreh se ka një tendencë të PD që vjen për dy faktorë. “E para sepse ata e ndjejnë që nuk janë në një gjendje të mirë elektorale. Kanë hequr dorë nga gara me PS. Nuk ka një garë mes PD dhe PS, ata e kanë pranuar PS si forcë e madhe dhe tani i vetmi shqetësim është të mbajnë vendin e dytë, por dhe këtu kanë shqetësimin e rritjes së LSI. Ndaj edhe përqëndrimi i fushatës së tyre me karakter negative është ndaj LSI”, tha Meta.
Meta shprehu bindjen se, “PD ka hequr dorë nga gara me PS, e kupton se PS ështrë force e parë dhe e vetmja garë është të mbajë vendin e dytë dhe këtë po e bën duke u përpjekur që të dëmtojë LSI dhe duke u përpjekur të cënojë standardin e zgjedhjeve”.
Ndërsa LSI, theksoi Meta nuk ka garë me PD. “Ne kemi vetëm shqetësimin që të shkojnë mbarë zgjedhjet, të fitojmë sa më shumë bashki. Ne nuk kemi vetëm 15 kandidatë, por kemi 61”.
Lidhur me shpfjet e opozitës, Meta u shpreh se, “ne kemi pasur disa shpifje të PD në këtë drejtim. Kemi pasur akuza sikur po bliheshin vota në Shkodër. Kemi pasur edhe një foto të një personi gjoja në një zyrë të LSI, pa emër pa adresë botuar tek RD. Ne ca kemi bërë për këtë dhe që na dallon nga PD? E kemi marrë gazetën Rilindja Demorkatike dhe kemi bërë padi në gjykatë me qëllim që kjo që të hetohet. Nese ky person i përket LSI atëherë ky person të dënohet. Por në rast se jo, dhe nëse kemi të bëjmë me një sajesë PD duhet të mbajë përgjegjësinë e saj sepse ne mendojmë që eksizton rreziku i shitblerjes se votës dhe vetëm ditët e fundit kemi rastet e fundit në Vorë, kemi edhe me miell edhe me zarfa. Është kandidati i Vorës që është i PD, por mund të ishte çdo kandidat. Po flasim për fenomenin, ne jemi për t’u ballafaqur me rrugë ligjore jo me llafe dhe shpifje. Ky është një dëm për procesin dhe nuk është një mesazh i mirë për vendin. Ka pasur raste kur na është thënë nga PD në Kuvend pse nuk e mbështsni shqetësimin tonë për të dënuar këtë fenomen. Ne ju përgjigjëm shqetësimit të PD sidmomos i shprehur nga deputeti Bumçi dhe bëmë një spot që e kanë të gjithë shqiptarët”.
Kreu i LSI theksoi se, “i ftojmë të gjithë qytetarët të denoncojnë çdo parti, qoftë të PD, LSI po kushdo qoftë. PD ka një standard tjetër. Kërkon të shpifë. Është fakt i rëndë që këta kanë çuar 600 veta në Vorë. Këta jetojnë në Tiranë, janë votues të djathtë ndërkohë që duhe të votonin për Kosovën i kanë çuar në Vorë. Këto janë standardet e tyre. Ne jemi për tjetër gjë. Nuk po themi që njëra palë është e kulluar dhe tjetra është sterë. Nuk duhet të veprojmë me dy standard”.
Sigal