Meta: Reforma në drejtësi, është një Ramareformë, një tirani personale

415
Sigal

Duke folur nga selia e Presidencës, Ilir Meta ka hedhur akuza të forta ndaj ambasadave, ndërkombëtarëve në lidhje me Reformën në Drejtësi.

Sipas Presidentit Meta, reforma devijoi rrugës, nga një reformë në drejtësi u kthye në një ramareformë, në një tirani personale.

‘Kam bërë çdo përpjekje që vendi të mos bëhet qesharak edhe për reformën në drejtësi.

Kush janë këta ambasadorë që kujtohet ditën e shtunë se pas zgjedhjeve le ta zgjidhë Gjykata Kushtetuese.

Le ta shikojmë pra, pse reforma u kthye në Ramaformë. Reforma është një tirani personale. Shqiptarët nuk mund ta pranojnë këtë. Mujo Ulqinaku një shqiptar i vetëm ishte dhe doli atje. Ju kujtoni se Mujo i vetëm do mundte italianët? Por ishte patriot.

Kështu unë i dashur Edi kam hallin e 17-18 tetorit. E para demokracia e panegociueshme.

E dyta, integrimi europian i Shqipërisë. Unë kam dalë me studentët ‘Shqipëria si gjithë Europa’ dhe kam shkuar në takim me Ramiz Alinë.

E treta, Shqipëria faktor stabiliteti në Ballkan. Kush e do Shqipërinë një bazë ku pastrohen lekë? Kolumbi në Europë? Një vend që të krijojë probleme. Mua më ka këtu jo si president, por në radhë të parë si Ilir Meta’, tha Presidenti.