Meta – Rama prezantojnë Vangjush Dakon për Bashkinë Durrës

504
Në kuadër të prezantimeve zyrtare të kandidatëve për bashkitë në zgjedhjet e 21 qershorit, kryeministri Rama dhe kreu i Kuvendit, Ilir Meta kanë prezantuar sot në Durrës Vangjush Dakon.
I pari që ka folur ka qenë kreu i LSI, Ilir Meta i cili ka shprehur mbështetjen për Dakon dhe i ka uruar atij suksese.
Pas tij fjalën e ka marrë kryeministri Rama, i cili ndërsa ka vlerësuar punën e bërë nga Vangjush Dako për Durrësin ka dhënë edhe arsyet e tij se pse qytetarët duhet të vatojnë kandarët e mazhorancës.
Sipas Ramës, kryetarët e bashkive të djathta nuk do të punojnë pasi duan që të rrisin revoltën popullore për zgjedhjet politike që do të jenë pas dy vitesh në mënyrë që të rrëzojnë qeverinë. Një nga shembujt që solli kryeministri Rama është edhe fakti sipas tij që shumë prej komunave të djathta nuk japin ndihmat ekonomike dhe u thonë banorëve se i bllokon qeveria.
“Pse nuk duhet të votoni kandidatët e PD. Ndihma ekonomike në komunat e PD nuk shpërndahet. Ju thonë njerëzve se qeveria nuk i ka sjellë lekët. Ata duan të stimulojnë pakënaqësitë dhe nihilizmin. Edhe sikur të fitojnë kandidatët e PD janë të paralizuar, se kanë frikë se i shikon Berisha. PD në drejtimin e gabuar që të bëjë çmos që të rrëzojë qeverinë”- tha Rama.
Më tej Rama ka rikujtuar se kandidatët e së majtës për Bashkitë e vendit kanë mbështetjen edhe të PS, edhe të LSI. Ai i cilësoi PS-LSI si një forcë të vetme që duan të çojnë përpara projektin për zhvillimin e vendit.
“Janë dy parti, por janë një fuqi që do çojnë përpara një projekt. Këto 18 muaj na kanë dhënë ët gjitha arsyet për t’u thënë shqiptarëve se kanë marrë vendimin e duhur.”

Dako: Qeveria e Berishës jo vetëm s’na mbështeti, por ishte dashakeqëse 
Gjatë fjalës së tij, kandidati i së majtës për Bashkinë e Durrësit, Vangjush Dako theksoi se Qeveria Berisha jo vetëm që nuk e mbështeti Durrësin, por ishte edhe dashakeqe.
Dako ka reaguar edhe në lidhje me akuzat e bëra nga PD sot në lidhje me shtimin jo normal të popullsisë në Bashkinë e re të Durrësit.
“Kanë hedhur baltë në projektet tona vetëm për shkaqe poltike. Kemi sfida të mëdha. Bashkia 10-fishohet në territor. Ky vizion i përbashkët, kjo eksperiencë pune më bën besim plotë se do t’ia dalim. Rivalja ime u regjistrua vetëm para 10 ditësh në Durrës. Vota është e lirë dhe e fshehtë është për drejtimin e duhur është për koalicionin e Shqipërisë Europiane.”- tha Dako.
Pjesë nga fjala e Ramës
“Bashkia e Durrësit është penguar të realizojë edhe ato projekte që financonte me fondet e veta. Bllokimi u kthye në bumerang në zgjedhjet e 23 qershorit, ku pas tyre qeveria jonë filloi një mbështetje reale për Durrësin. Në 18 muaj kemi dhënë shumë për Durrësin. Mundësia për të dhënë më shumë është përpara nesh. Ne besojmë se do të kemi një mbështetje edhe më të madhe nga sa kemi patur. Pse nuk duhet ta votojnë kandidaten e PD. Ndihma ekonomike në komunat e PD nuk shpërndahet. Ju thonë njerëzve se qeveria nuk i ka sjellë lekët. Ata duan të stimulojnë pakënaqësitë dhe nihilizmin. Edhe sikur të fitojnë kandidatët e PD janë të paralizuar, se kanë frikë se i shikon Berisha. PD në drejtimin e gabuar që të bëjë çmos që të rrëzojë qeverinë. Janë të gjitha arsyet për ët gjykuar drejt dhe për të parë thjesht. Në këto 18 muaj Dako ka treguar se është njeriu i duhur. E ndërsa nuk merrte dot fonde për projekte, përgatiste projekte që do të sjellin transformimin e Bashkisë. Kandidatët janë 100% edhe të PS edhe të LSI që kanë pranuar të jenë pjesë e aleancës sonë. Janë dy parti, por janë një fuqi që do çojnë përpara një projekt. Këto 18 muaj na kanë dhënë ët gjitha arsyet për t’u thënë shqiptarëve se kanë marrë vendimin e duhur. Për herë të parë, në muajin prill OSHEE ka dalë me fitim. Jo se ka arritur të mbledhë të gjitha detyrimet, për arsye se konsumi i energjisë ka rënë. Njerëzit janë të vetëdijshëm se duhet të harxhojnë aq sa u duhet. Duke parë se çfarë mbështetjen e Dakos, nuk kemi pse ia marrim për keq nëse edhe ajo ia jep Vangjushit. Në zërin e Vangjushit kishte emocion. I vetmi rrezik për një kandidat që kërkon votën për ët 3 herë është të mos ketë më emocion se tregon se nuk ka më se çfarë të bëjë. Vangjush dako e ndjen borxhin e besimit që marrë nga qytetarët prej 8 vitesh. Qeveria ka bërë shumë pak për Durrësin. Bëni të gjithë punën tuaj që të gjithë ta dinë se së bashku aleanca jonë e qeveria jonë do ia lajë çdo borxh që Tirana i ka Durrësit këto 20 vite.” – See more at: http://shqiptarja.com/Politike/2732/meta-rama-prezantojn–vangjush–dakon-p-r-bashkin–durr-s–290391.html#sthash.nZEISLJN.dpuf
Sigal