Meta, Rama dhe Gjosha: Të rinjtë e duan LSI, ajo u jep besim dhe është shansi për të gjithë

612
Lëvizja Socialiste për Integrim organizoi një takim me banorë të zonës së Kodër Kamzës dhe Bregut të Lumit në Njësinë Administrative Nr 11, Tiranë
Kandidatët për deputet në Tiranë zhvilluan gjatë ditës së djeshme një takim me banorë të zonës së Kodër Kamzës dhe Bregut të Lumit. Të pranishëm në këtë takim ishin Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, kryesuesja e listës së kandidatëve për deputet të LSI-së në qarkun e Tiranës, Klajda Gjosha. Nënkryetari i LSI-së, Luan Rama, qytetarë, simpatizantë etj. Gjatë fjalës së tij në këtë aktivitet, Kryetari i Kuvendit, Meta u shpreh se Lëvizja Socialiste për Integrim është partia politike, që mbështet bashkëpunimin, harmoninë dhe përfshirjen dhe se aty e gjejnë vetëm gjithnjë e më shumë të rinj e të reja. “Mesazhi i LSI-së, është një mesazh bashkëpunimi është një mesazh harmonie, përfshirjeje, te kjo forcë e gjejnë veten gjithnjë e më shumë shqiptarë e gjithnjë e më shumë të rinj dhe të reja. Sepse të rinjtë e të rejat i bashkon padurimi për një të ardhme sa më të mirë, në mënyrë që ata të kenë një arsim sa më cilësor të kenë një formim profesional sa më të përshtatshëm në mënyrë që të kenë edhe mundësi për vende pune të mirëpaguara që të përballojnë kostot e jetesës së tyre”, – tha Kryetari i Kuvendit, duke shtuar se të rinjtë e duan Lëvizjen Socialiste për Integrim, pasi kjo forcë politik u jep besim të rinjve. “Të rinjtë dhe të rejat e duan këtë forcë politike, sepse aty gjejnë veten dhe të rinjtë e të rejat e duan LSI-në, sepse për LSI-në të rinjtë janë të parët. Të rinjtë e duan LSI-në, sepse LSI u jep besim të rinjve”,- theksoi Meta. Kryesuesja e listës së kandidatëve për deputet të LSI-së në qarkun e Tiranës, Klajda Gjosha, duke u ndalur tek programi i LSI-së, nënvizoi faktin, se pikat e programit të LSI-së janë premtime që do të bëhen realitet, në mënyrë që ëndrrat e shumë qytetarëve për punësim të mirëpaguar të bëhet realitet.“Programi i LSI-s është jetik. Janë premtime që, jo vetëm do të mbahen, por do të bëjnë realitet ëndrrat e shumë e shumë qytetarëve të Shqipërisë, punësimin e grave dhe të vajzave, punësimin e të rinjve, lehtësirat fiskale për bizneset, në mënyrë që të kenë mundësi të punësojnë sa më shumë njerëz, që të sigurojmë të ardhmen e fëmijëve të tyre, të ardhmen e familjeve të tyre”,- tha znj. Gjosha duke shtuar se LSI do të dalë forcë e parë, në mënyrë që të marrë në dorë fatet e shqiptarëve për një të ardhme më të mirë. “Këtë radhë do të jetë Lëvizja Socialiste për Integrim ,ajo që do të jetë forcë e parë, ajo që do të marrë në dorë fatet e të gjithë shqiptarëve dhe të familjeve shqiptare”,- u shpreh Gjosha. Nënkryetari i LSI-së, njëkohësisht kandidat për deputet në qarkun e Tiranës, z. Luan Rama theksoi se LSI duhet të marri besimin e qytetarëve, pasi LSI do t’u ofrojë siguri për familjet dhe të ardhme për brezin e ri, pasi LSI është një shans për të gjithë. “Të gjithë ata që duan sigurinë e jetës së familjes së tyre dhe një të ardhme të sigurt për fëmijët, për nipërit dhe për mbesat duhet që në 25 qershor të zgjedhin LSI-në, sepse LSI-ja është shansi për të gjithë. Duke votuar LSI-në, kemi votuar për veten tonë, kemi votuar për Shqipërinë”, – u shpreh Nënkryetari i LSI-së.
Sigal