Meta: Qeverisë i duhen impulse të reja

60
Kreu i LSI-së komentoi zërat që qarkullojnë së fundmi në media për ndryshimet e mundshme. “Gjithmonë qeveritë kanë nevojë të ndryshojnë. Ndryshimet japin impulse të reja, por ndryshimet në qeveri janë një e drejtë e kryeministrit Edi Rama”, tha shkurtimisht Ilir Meta. Meta u pyet nëse ai vetë i ka kërkuar ndryshime kryeministrit Rama në takimin e zhvilluar mes dy udhëheqësve të mazhorancës në Kryesinë e Kuvendit, ditën e shtunë, por zgjodhi mos ta komentojë këtë.