Meta pyetet për impulse të reja, Edelstein: Ndihemi si në shtëpinë time me këto pyetje

450
Gjatë konferencës për shtyp me Kreun e Parlamentit të Izraelit, Ilir Meta pyetet nga gazetarët për situatën politike ne vend dhe për impulse e reja. Por kreu i Kuvendit të Shqipërisë ka dashur që këtë konferencë të mos e kthëjë në politike. I impresionuar nga pyetja, kryeparlamentari i Izraelit Yoel Edelstein nuk ka nguruar të hedhë edhe një batutë, që ka sjellë edhe të qeshura në sallën e konferencave, duke thënë se me këto pyetje ndihet si në shtëpinë e tij.

Ilir Meta: Mos e kthejmë në një konferencë shtypi të politikës së brendshme do të kemi raste edhe gjatë ditës së sotme.
Yoel Edelstein: Unë ndihem tërësisht si në shtëpinë time me këto lloj pyetjesh..
Ilir Meta: Unë jam i bindur se gjithmonë ka vend për përmirësim, në punën e qeverisë, në punën e parlamentit, në punën e të gjithëve dhe gjithënjë ka nevojë për impulse të reja. Po ndonjëherë këtu ndahemi bashkë se ju te cdo impuls shikon një person ndërsa unë shikoj rezultate të larta, motivim më të madhe dhe realizim të objektivave të qeverisë.
I pyetyur në lidhje me dekretimet e emërimeve të ministrave të rinj, Arben Ahmetaj dhe Milva Ekonomi, Meta dhe se kjo është një çështje proceduriale.
Ilir Meta: Nuk jam ende i njohur me vendimin përfundimtar. Megjithatë dihet se përpara se të bëhen dekretet e emërimit bëhen ato të shkarkimit. Kështu që besoj se është çështje procedure.
Sigal