Meta publikon foton domethënëse, tregon për çfarë ranë dakord me Ruçin

433
Sigal

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka publikuar sot në Fb, një foto mesazh kuptimplotë, teksa ka dhënë përshtypjet e takimit që ka pasur dje me kreun e Kuvendit, Gramoz Ruçin, pasi iu përgjigj pytejeve të komisionit hetimor parlamentar. Meta shkruan:

“Ishte kënaqësi dje të rikthehesha në Kuvend. Po kështu të shkëmbeja disa mendime dhe kujtime me Kryetarin e Kuvendit z.Gramoz Ruçi.  Së bashku ramë dakord se dy grupet parlamentare më cilësore opozitare kanë qenë ai i PD në ’91-’92 dhe ai i PS në ’92-’96.

Kjo më përforcon bindjen se në demokraci, cilësia është më e rëndësishme se sasia, për të udhëhequr ndryshimin e një shoqërie, edhe kur “sasia” duket fuqiplotë.”