Meta priti sot në takim lamtumire Ambasadorin e OSBE-së në Tiranë, Florian Raunig

393
Sigal

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, priti sot në takim lamtumire Kreun e Prezencës së OSBE në Tiranë, Ambasadorin Florian Raunig. Kryetari i Kuvendit, Meta i shprehu Ambasadorit Raunig mirënjohjen e thellë të Kuvendit për bashkëpunimin dhe kontributin e shkëlqyer të OSBE-së si dhe për rolin e veçantë drejtues të Ambasadorit Raunig gjatë të gjithë viteve të shërbimit të tij diplomatik në Shqipëri.  Meta theksoi se falë drejtimit të Ambasadorit Raunig, Prezenca e OSBE-së në Tiranë ka kontribuuar ndjeshëm në aktivitetin parlamentar të Shqipërisë, duke mbështetur rritjen e standardeve të transparencës dhe përcjelljen e aktivitetit parlamentar më pranë qytetarëve shqiptarë. Ambasadori Raunig shprehu vlerësimin për bashkëpunimin e ngushtë mes OSBE-së dhe Kuvendit të Shqipërisë dhe shprehu bindjen se kjo traditë e shkëlqyer bashkëpunim do të vazhdojë të forcohet më tej. Kryetari i Kuvendit z. Meta i uroi Ambasadorit Raunig suksese në detyrën e tij të re dhe e siguroi atë se dyert e Shqipërisë mbeten gjithnjë të hapura për miqtë e vjetër të vendit tonë.