Meta prezanton dy prej kandidateve më të reja: Eksperienca e tyre në Senatin e Universitetit, garanci për parlamentin e ri

153
Në takimin e zhvilluar me banorë të Njësisë administrative nr. 7 në kryeqytet u prezantuan edhe dy prej kandidateve më të reja në listën e LSI-së për qarkun Tiranë, Rea Kotani dhe Dejana Kallogjeroviç.
Rea Kotani është aktualisht Nënkryetare e LRI-së dhe studion për ekonomi, ndërsa Dejana Kallogjeroviç është kryetare e strukturës së studentëve në LRI dhe studion për gazetari.
Njëkohësisht Rea dhe Dejana janë senatore në Senatin Akademik të Universitetit të Tiranës, ku bëjnë pjesë 4 studentë dhe tre prej të cilëve janë anëtarë të Lëvizjes Rinore për Integrim.  
Ish-Kryetari i LSI-së, Ilir Meta, duke vlerësuar kandidatet e reja, tha se ndryshimin në politikë mund ta sjellin vetëm të rinjtë, teksa theksoi se eksperienca që ato kanë në Senatin e Universitetit të Tiranës përbën një garanci edhe për Parlamentin e ri. 
Z. Meta theksoi se kandidate si Rea dhe Dejana janë vlerë e shtuar në listën e LSI-së, pasi janë të afta të marrin përgjegjësi dhe kanë treguar se marrin përfaqësojnë denjësisht interesat e qytetarëve në nivele vendimmarrëse, veçanërisht të bashkëmoshatarëve të tyre. 
“Dikush mund të thotë pse kjo përkrahje e LSI-së për të rinjtë dhe të rejat? Sepse ka nevojë për një ndryshim të madh të politikës dhe ndryshimin mund ta bëjnë të rinjtë dhe të rejat”, – tha Meta, duke marrë si shembull edhe Këshillin Bashkiak të Tiranës, ku nga 13 këshilltarë të LSI-së 10 vijnë nga Lëvizja Rinore për Integrim. “Ata janë mjaft aktivë për të gjitha problemet dhe çështjet që kanë komunitetet, duke i ngritur me forcë në këshillin bashkiak dhe duke mbrojtur kauzat qytetare”.