Meta pret nesër në takim homologun malazez, Darko PAJOVIĆ

425
Më datë 23.06.2016, në orën 9:00, në ambientet e Kryesisë së Kuvendit, Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, z. Ilir META, pret në një takim Kryetarin e Parlamentit të Malit të Zi, z. Darko PAJOVIĆ. Pas takimit të dy homologët do të mbajnë një konferencë për shtyp. Gjithashtu, Kryetari i Parlamentit të Malit të Zi, z. Darko PAJOVIĆ, në orën 12.00 do të mbajë një fjalë përshëndetëse në Seancë Plenare me rastin e Ratifikimit të Protokollit për Anëtarësimin e Malit të Zi në NATO, nga Kuvendi i Shqipërisë.
Ftohet media të jetë e pranishme.
Sigal