Meta pret ministrin turk të Shtetit

434
Kryetari i Kuvendit, Ilir_Meta‬ priti një delegacion turk, të kryesuar nga Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, z. Ahmet_Gundogdu‬
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta priti sot një delegacion turk, të kryesuar nga Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, z. Ahmet Gundogdu.
Z. Gundogdu së bashku me një grup deputetësh turq vizituan Shqipërinë për të marrë pjesë në simpoziumin dyditor të organizuar në nderim të figurës së Mehmet Akif Ersoit, personalitetit me origjinë shqiptare, i cili themeloi himnin e Turqisë.
Gjatë takimit z. Meta dhe z. Gundogdu e vunë theksin te marrëdhëniet e mira që ekzistojnë midis Shqipërisë dhe Turqisë si dhe nënvizuan rëndësinë e forcimit të këtyre marrëdhënieve në fusha të rëndësishme si ekonomi, shëndetësia, kultura, arsimi, etj.
Në emër të Kryetarit të Parlamentit Turk, z. Gundogdu i shprehu z. Meta ftesën për të vizituar zyrtarisht Turqinë, ftesë që u mirëprit nga Kryetarit i Kuvendit të Shqipërisë, z. Meta. 
Pas takimit, z. Meta dhe z. Gundogu dhanë edhe një prononcim të përbashkët për median:
Z. Ahmet Gundogdu
E falënderojmë shumë Kryetarin e Kuvendit që priti delegacionin tonë të Sindikatave të Arsimit të Turqisë, deputetët e Parlamentit tonë të qytetit të Stambollit, të Konjës dhe Urfës. Kjo është një vizitë që bëhet për të forcuar marrëdhëniet vëllazërore midis dy vendeve tona. Vëllazëria forcohet duke vizituar njëri-tjetrin dhe delegacioni i fundit i shtetit tonë ka qenë Kryetari i Parlamentit të Turqisë që ka vizituar Shqipërisë, dhe tani e ftuam z. Ilir Meta që të vizitojë shtetin tonë.
Dëshirojmë që të gjitha marrëdhëniet tona ekonomike, sociale, politike, arsimore të forcohen, por aq më tepër marrëdhëniet midis dy parlamenteve tona të forcohen sa më shumë.
Në emër të Kryetarit të Parlamentit të Turqisë, z. Ismail Kahraman dhe në emër të delegacionit që unë përfaqësoj, për pritjen që na bëri Kryetar i Kuvendit të Shqipërisë, z. Meta e falënderojmë shumë.
Z. Ilir Meta
Do të shprehja kënaqësinë time për takimin që bëmë me Ministrin e Shtetit të Parlamentit të Turqisë dhe me deputetët dhe Sindikatën e Arsimit që po vizitojnë vendin tonë. Sikurse e konfirmuam edhe gjatë takimit tonë, marrëdhëniet midis dy vendeve, pra midis Shqipërisë dhe Turqisë janë të shkëlqyera dhe të gjithanshme.
Marrëdhëniet midis dy parlamenteve tona po ashtu. Pranova me kënaqësi ftesën për të vizituar Turqinë së afërmi, duke qenë se kemi një Kryetar të ri të Parlamentit në Turqi, por marrëdhëniet tona dihet që janë mjaft solide dhe tradicionale.
Kemi folur edhe për bashkëpunimin në fushën e arsimit dhe për një kujdes më të madh për edukimin e gjeneratave më të reja. Por natyrisht që kemi folur jo pak edhe për krizën në Siri dhe sidomos për krizën e refugjatëve, ku dua të vlerësoj edhe një herë Turqinë për një përpjekje gjigante që po realizon për të ndihmuar miliona refugjatë të cilët po përpiqen të shpëtojnë nga lufta.
Sigal