Meta pret Glover: Të përkushtuar për të pasur standartet më të larta në zhvillimin e zgjedhjeve

438
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim z. Ilir Meta priti sot Shefen e Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të OSBE/ODIHR Ambasadoren Audrey Glover me të cilën biseduan rreth ecurisë së procesit përgatitor të zgjedhjeve për pushtetin vendor dhe mbi fushatën zgjedhore. 
Z. Meta shprehu vlerësimin e tij për përkushtimin e Ambasadores Glvoer në krye të Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të OSBE/ODIHR duke theksuar se Lëvizja Socialiste për Integrim inkurajon sa më shumë vëzhgues ndërkombëtarë për monitorimin e zgjedhjeve. 
Z. Meta vuri në dukje se mazhoranca është e përkushtuar për të arritur standardet më të larta bashkëkohore të zhvillimit të zgjedhjeve, ku të gjithë kandidatët të kenë hapësirat maksimale për të komunikuar me elektoratin dhe zgjedhësit të shprehen lirisht për të zgjedhur kandidatët që do të administrojnë qytetet e tyre. 
Z. Meta vlerësoi tonet qytetare me të cilat po zhvillohet kjo fushatë e zgjedhjeve për pushtetin vendor dhe shprehu bindjen se populli shqiptar ka qytetarinë e duhur për t’u shprehur lirisht e denjësisht në 21 qershor. 
Sigal