Meta pret drejtoreshën e VOA-s: Urë lidhëse në marrëdhëniet me SHBA

534
Presidenti Ilir Meta priti ditën e djeshme Drejtoreshën e “Zërit të Amerikës” (VOA), Amanda Bennett. Presidenti Meta dhe Bennett diskutuan mbi zhvillimin e mediave në Shqipëri dhe më gjerë, për ndryshimet e panoramës mediatike dhe sfidat me të cilat ndeshen mediat në ditët e sotme. Duke vlerësuar kontributin e “Zërit të Amerikës” për të mbajtur gjallë shpresat për liri e demokraci edhe në periudhën e komunizmit, Meta tha se ata kanë shërbyer dhe mbeten si urë e rëndësishme lidhëse në marrëdhëniet e Shqipërisë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në veçanti Meta u ndal në frymëzimin që “Zëri i Amerikës” dha për proceset demokratizuese dhe integruese të Shqipërisë. Drejtoresha Bennett ndër të tjera tha se, misioni i “Zërit të Amerikës” nuk ka ndryshuar që nga dita e transmetimit të parë, para 75 vitesh – të tregojë të vërtetën, të jetë i saktë dhe i balancuar dhe të njohë audiencat me Amerikën.
Sigal