Meta pret Brglez: Lufta ndaj terrorizmit prioritet, thellojmë bashkëpunimin për sigurinë e rajonit

421
Kreu i Kuvendit, njëherësh kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim deklaroi sot se partia që ai drejton është pro çdo lloj reforme transparente, përfshi këtu edhe ngritjen e Byrosë Kombëtare të Hetimit, si pjesë e Reformës në Drejtësi. Gjatë një deklaratë për mediat, së bashku me homologun e tij slloven, Milan Brglez, Meta iu kundërpërgjigj të gjithë atyre që ai i quajti skeptikë, ndërsa kërkoi që me çështjen e krijimit të Byrosë së Hetimit dhe reformës në Drejtësi mos të spekulohet. Pyetjes së bërë nga gazetarja e News 24, Eglantina Alliaj për qëndrimin e LSI-së për Byronë e Hetimit, Meta ‘pushoi’ të gjitha zërat se qëndrimi i partisë së tij ishte pro ndaj kësaj iniciative.
“Që ti jepni dhe fund të gjitha spekulimeve, se kur sa herë nuk ka qejf të bëjë diçka thotë se e ka fajin LSI-ja. LSI e ka votuar këtë nismë në parlament dhe çdo reformë që i shërben luftën kundër korrupsionit. Opinionet që japin deputetët diku apo atje, janë mendime të tijat pasi nuk i ndalojmë. Qëndrimet bazë politike të LSI për sa i takon reformave të mëdha i mban Kryetari i saj dhe Kreu i Grupit. Të 19 votat e LSI do jenë përkrahë këtyre reformave, me një kusht që të jenë pro standardeve të ndërkombëtareve. Vota e zotit Braho është e dyfishtë dhe sa i takon LSI do jetë pro dhe brenda standardeve”, tha Meta.
Meta u tregua i qartë kur tha se roli i opozitës për ngritjen e Byrosë Kombëtare të Hetimit është i domosdoshëm. “Ministrja e shtetit zonja Felaj e ka bërë të qartë që ky është drafti i dakordësuar nga komunikimet që kam pasur edhe me kryeministrin, gjithçka ka qenë i dakordësuar. Askush nuk ndalohet të ndryshojë mendim, por të gjithë duhet të dakordësohemi në një mendim që kjo agjenci të ngrihet sa më shpejt. Ne e kemi të vështirë të punojmë pa opozitën se pa ta do ta bënim shumë shpejt. Opozita të sqarojë pozicionin e saj, e ka këtë mundësi tani që drafti vjen në komisionet e Kuvendit”. Nga ana tjetër, Meta rikonfirmoi edhe njëherë qëndrimin e Lëvizjes Socialiste për Integrim se është pro reformave, që sipas tij duhet të bazohen në standardet e ndërkombëtarëve.
“Së pari e kam siguruar kolegun slloven se reforma në fushën e drejtësisë do të përmbyllet me sukses. Në mënyrë që të jemi në harmoni me gjithë axhendën e BE për të ardhmen e Shqipërisë. Së dyti e kam siguruar se çfarë do që të dëgjoja gjatë kësaj vizite të jetë i bindur se ne do konkludojmë me sukses reformën në fushën e drejtësisë, Pasi të gjithë pranojmë si suprem Komisionin e Venecias. Të gjithë aktorët politikë mbështetësin reformën në drejtësi, pasi pajtohen se ka nevojë për një reformë në fushë të tillë. Për të rritur ndjeshëm standardet e shtetit ligjor dhe luftën kundër krimit të organizuar. Së dyti të mbështetim procesin e testimit të prokurorëve dhe gjyqtarëve, për të garantuar se të gjitha ta që nuk janë të përshtatshëm dhe integritetin të ndahen nga sistemi i drejtësisë, por ka dhe nga ata që e bëjnë e bëjnë detyrën të motivohen dhe mbështeten më shumë falë kësaj reforme. 
Ato që duken diferenca të mëdha, sidomos para kamerave, jam i bindur se dhe me ndihëm ne ndërkombëtarëve, ndaj për çdo shtyllë të reformën ka dakordësim. Duhet ta mbyllim këtë reformë kushtetuese në kohë dhe tu japim miqve tanë sllovenë dhe gjithë të tjerëve sa më shumë argumenta përballë gjithë atyre që në këto kohë të vështira nuk kanë zgjerimin si prioritetin kryesor. Kjo do të na motivojë ne për të qenë të angazhuar në realizimin e reformave.”, tha kreu i Kuvendit, Meta. Ndër të tjera ai theksoi se reformat nuk bëhen thjesht për të kënaqur drejtuesit ndërkombëtar. “Ne kemi mbështetur dhe mbështesim çdo institucion që synon të luftojë korrupsionin. Ka qenë një lajm i shkëlqyer që PD është dakordësuar me këtë çështje, pasi ka pasur mospajtimet e saj kur ligji kaloi në Kuvend. Besoj dhe shpresoj që të ketë mbërritur në Kuvend dhe të nisin procedurat dhe të shprehet komisioni i drejtësisë. Nuk shikoj asnjë problem, asnjë shqetësim.”, theksoi ai.
Meta-Brglez: Lufta ndaj terrorizmit prioritet, thellojmë bashkëpunimin për sigurinë e rajonit
Kreu i Kuvendit Ilir Meta ka pritur sot në një takim homologun slloven Milan Brglez me të cilin ka nënshkruar edhe një memorandum bashkëpunimi për thellimi e marrëdhënieve mes dy parlamenteve. Ndërsa e vlerësoi takimin si të ngrohtë e miqësor, Meta tha se biseda e tyre u përqendrua tek mbështetja që Sllovenia i jep Shqipërisë në kuadër të procesit të integrimit në BE, tek kriza e refugjatëve, si dhe tek lufta kundër terrorizmit. “I uroj mirëseardhjen në Tiranë, kryetarit të Parlamentit të Sllovenisë në këtë vizitë zyrtare dypalëshe. Shpreh mirënjohjen për vëmendjen e veçantë që Sllovenia i kushton Shqipërisë. Vlerësuam se niveli i marrëdhënieve është i shkëlqyer dhe reflektohet tek dialogu intensiv dhe mbështetja gjithnjë në rritje për integrimin. Sllovenia mbetet një partner dhe avokat për kauzën e integrimit, aleat tek i cili mbështetemi fort në përshpejtimin e axhendës sonë europaine. Ne vlerësojmë në mënyrë të veçantë ekspertizën sllovene brenda BE. Patëm kënaqësi të nënshkruajmë memorandumin e bashkëpunimit që synon thellimin e marrëdhënieve mes dy parlamenteve tona”
Meta më tej e ka njohur homologun edhe me zhvillimet e brendshme, duke shtuar se të dy do t’i kërkojnë qeverive përkatëse të rrisin shkëmbimin dhe bashkëpunimin në fusha me rëndësi. “E njoha me reformat e rëndësishme që janë ndërmarrë, kemi vlerësuar që parlamentet do inkurajojnë qeveritë tona të rrisin investimet dhe kontaktet në të gjitha fushat me interes reciprok. Lidhur me krizën e refugjatëve, Shqipëria është e angazhuar për të dhënë kontributin e saj modest. Lufta kundër terrorizmit mbetet prioritet, thellojmë bashkëpunimin për sigurinë e rajonit tonë. Diskutuam edhe për zhvillimet në rajon, vlerësojmë mbështetjen për Kosovën”.
Sigal