Meta pret Ambasadorin e ri të Arabisë Saudite Salem Radwan: Forcimin konkret të marrëdhënieve mes Arabisë Saudite dhe Shqipërisë

396
Sigal

Kryetari i Kuvendit z. Ilir Meta priti Ambasadorin e ri të Arabisë Saudite z. Talat Salem Radwan

 Kryetari i Kuvendit z. Ilir Meta priti sot Ambasadorin e ri të Arabisë Saudite në Shqipëri z. Talat Salem Radwan të cilit i uroi mirëseardhjen në vendin tonë dhe suksese në detyrën e re.

 Kryetari i Kuvendit z. Ilir Meta shprehu fillimisht ngushëllimet më të sinqerta për ndarjen nga jeta të Madhërisë së Tij Mbretit Abdullah bin Abdulaziz Al Saud të Arabisë Saudite, kujtimi i të cilit përfaqëson një gur solid stabiliteti, sigurie e paqeje në Lindjen e Mesme e më gjerë.

 Z. Meta duke vlerësuar marrëdhëniet e ngrohta që ekzistojnë mes dy popujve dhe mes dy vendeve, shprehu vullnetin për intensifikimin e bashkëpunimit parlamentar përmes grupeve të miqësisë dhe shkëmbimeve të nivelit të lartë politik, duke nënvizuar se marrëdhëniet dypalëshe duhet të ngrihen në nivelin e miqësisë së shkëlqyer që ekziston mes dy popujve tanë.

 Ambasadori i Arabisë Saudite në Shqipëri z. Talat Salem Radwan shprehu kënaqësinë e fillimit të detyrës së tij në Shqipëri dhe përcolli përshëndetjet më të ngrohta të Kryetarit të Parlamentit të Arabisë Saudite Dr. Al-Sheikh.

 Ambasadori Talat Salem Radwan e siguroi Kryetarin e Kuvendit z. Meta se me mbështetjen e autoriteteve të të dy vendeve, Ambasada do të punojë për forcimin konkret të marrëdhënieve mes Arabisë Saudite dhe Shqipërisë