Meta: Presidenca, përherë e hapur për fëmijët

578
Presidenti i Republikës, Ilir Meta, takoi dje një grup nxënësish nga kryeqyteti, ndërsa deklaroi se do të mbështeste nismat dhe politikat për fëmijët. “Kënaqësi të takohesha me një grup nxënësish nga Tirana. I garantova fëmijët se do ta kenë përherë të hapur derën në Presidencë”, u shpreh Kreu i Shtetit. Në bisedën e Kreut të Shtetit me nxënësit janë diskutuar çështje të ndryshme që prekin dhe interesojnë këtë moshë.
Sigal