Meta: Politikat dhe taksat duhet të jenë në funksion të punësimit

469
Sigal

LSI-ja vazhdon të ketë qasje të ndryshme nga PS-ja sa i përket programit për taksat. Kreu i LSI-së, Ilir Meta, gjatë një bashkëbisedimi me studentët shqiptarë të diplomuar jashtë vendit, deklaroi se të gjitha politikat edhe taksat duhet të jenë në funksion të punësimit të qytetarëve. “Kemi dëgjuar debate dhe për taksat, dhe dëgjojmë pyetjen jeni i majtë apo i djathtë. Nuk është ky thelbi i gjithë diskutimit dhe debatit. Thelbi kryesor i gjithë situatës ekonomike në të cilën ndodhet vendi, është se çfarë do prodhojnë Shqipëria, cila janë mundësitë për të ulur importet dhe çfarë do eksportojë Shqipëria në mënyrë që të kemi një ekonomike që përfiton nga proceset integruese dhe jo që shkon drejt falimentimit. Për ne prioritet kryesor çështja e punësimit, ndaj të gjitha politikat edhe taksat duhet të jenë në funksion të punësimit. Nëse një njeri është i papunë çfarë takse do i marrësh? E para prodhimi, e dyta puna, në mënyrë që ne të kemi mundësi të rrisim edhe të ardhurat në mënyrë të drejtë dhe sociale” tha Meta. Duke iu përmbajtur një prej pikave të programit tëLSIpër nxitjen e bizneseve, Meta tha se, kriza e vendeve evropiane është shenjë e mirë për të tërhequr sa më shumë investitorë të huaj. Tregu dhe infrastruktura nuk janë zgjidhje e çdo problemi, tha më tej kreu i LSI-së, duke e cilësuar të dështuar idenë e Kryeministrit dhe për ta ilustruar mori si referencë rrugën e Kombit, për të cilën sipas Metës u shpenzuan shifra të mëdha, por nuk solli zhvillimin ekonomik dhe social të qytetit të Kukësit. Gjatë takimit zoti Meta shpalosi dhe programin e partisë së tij për punësimin jo vetëm të rinjve, por gjithë shqiptarëve. Ai u bëri thirrje palëve politike ti japin fund deklaratave populiste për ekonominë dhe të bazohen në projekte konkrete dhe reale. Po të vijohet me politika populiste dhe jo realiste situata do të përkeqësohet dhe treni do jetë negativ, ndaj LSI-ja synon të tërheqë vëmendjen e gjithë aktorëve politikë, ekspertë të shoqërisë civile qytetarëve dhe votuesve se ne duhet të vendosim objektiva strategjike për të ardhmen në mënyrë që të garantojmë një rritje ekonomie më të lartë dhe të qëndrueshme si rruga më e mirë për të garantuar një punësim të sigurt dhe afatgjatë. Ekonomi që jo vetëm që prodhon, por dhe eksporton. Remitancat e emigrantëve tanë në rënie drastike dhe kjo krijon problem të madh dhe disbalancim serioz, duke ulur importet dhe rritur eksportet”, përfundoi Meta.