Meta: Pjesëmarrja e të rinjve në politikë përshpejton progresin

468
“Një pjesëmarrje më e madhe e të rinjve në politikë, jo vetëm në Shqipëri por edhe në vendet e rajonit apo shtete të tjera në zhvillim, do ta përshpejtojë rritjen e progresit dhe rritjen e mirëqenies duke sjellë prosperitet.” Kështu ka deklaruar kreu i Kuvendit, Ilir Meta në foltoren e Parlamentit ku ka folur para disa të rinjve nga Shqipëria dhe vende të tjera të botës.
Aktivitet është bërë në kuadër të veprimtarisë “Modeli Shqiptar i Kombeve të Bashkuara/ Porta hyrëse e një Studenti për në Çështjet dhe Negociatat Ndërkombëtare”, i organizuar nga Kuvendi i Shqipërisë në bashkëpunim me Zyrën e UN në Shqipëri, Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, USAID, Korpusin e Paqes, Fondacionin ShqiptaroAmerikan të Zhvillimit.
Më tej Meta është ndalur edhe te arsimi i të rinjve, e cila sipas tij është zgjidhja e shumë problemeve.
“Është detyra jonë dhe duhet të jetë edhe kërkesa juaj për një arsim më të mirë. Arsimi sjell paqe, zhvillim të vazhdueshëm, ul varfërinë.”- tha Meta. 
Sigal