Meta përshëndet vendimin e Parlamentit Europian, ‘Populli i Venezuelës meriton ta zgjedhë vetë Presidentin’

513
Sigal

Presidenti i Republikës së Shqipërisë z. Ilir Meta ka përshëndetur vendimin e Parlamentin Europian për të njohur Juan Guaido si president të Venezualës.

Me anë të një postimi në Twitter Meta përshëndet vendimi duke thënë se populli i Venezuelës meriton ta zgjedhë vetë Presidentin e tij dhe të organizojë sa më shpejt zgjedhje të lira dhe demokratike.

Statusi i plotë:

Përshëndes vendimin e Parlamentit Europian për të njohur Juan Guaidó si Presidentin legjitim të përkohshëm të Venezuelës. Populli i Venezuelës meriton të zgjedhë i lirë Presidentin e tij dhe të organizojë sa më shpejt zgjedhje të lira dhe demokratike.

Image