Meta: Përpara në drejtimin e duhur me Veliajn, LSI-në dhe Aleancën për Shqipërinë Evropiane.

424
TIRANË – Kandidati i së majtës, Erion Veliaj ka marrë pjesë në konventën parazgjedhore të Lëvizjes Rinore për Integrim, ku ka shprehur vlerësim për bashkëpunimin PS-LSI. Sipas tij të bashkuar të majtën nuk e mposht askush.
“Unë jam shumë i bekuar që për garën e Tiranës kam mbështetjen e LRI dhe LSI. Qeveria jonë ka treguar se bashkimi bën fuqinë. Kur ne jemi bashkë askush nuk na mposht/ Krenar që jam pjesë e qeverisë që ka bërë në 18 muaj ato që nuk janë bërë në 18 vite. Tlë sigurohemi që Tirana të shkojë në drejtimin e duhur.”- tha Veliaj.
Meta: Të gjitha votat për Erion Veliajn
Kreu i LSI-së, Ilir Meta gjatë konventës së Lëvizjes Rinore për Integrimi u bërë thirrje mbështetësve të tij që të votojnë kandidatin e Aleancës për Shqipërinë Europiane, Erion Veliajn.
“Të gjitha votat për Erion Veliajn kandidatin e Aleancës për Shqipërinë Europiane. Të rinjtë do të jenë në fokus të kreut të ri të Bashkisë së Tiranës. Të ecim më shpejt në drejtimin e duhur për Bashkinë e Tiransë dhe të gjitha bashkitë e tjera. Zhvillimi dhe punësimi synimi i reformës administrativo-territoriale. Ti japim një kuptim të ri Bashkive të reja, krerëve të rinj të tyre. T’u japim një prespektivë të re, sidomos për hapjen e vendeve të reja të punës.”- tha Meta
Gjatë fjalës së tij vlerësoi apelin e Veiliajt për debat me Kosovën duke kërkuar nga të gjithë kandidatët që të ftojnë kundërshtarët e tyre.
Më tej Meta kërkoi që t’i jepet fund praktikës së përdorimit të Bashive nga opozita për ët luftuar kundër qeverisë
“Sigurisht që këto janë zgjedhje vendore dhe administrative, sigurisht që janë zgjidhje të problemeve. Kërkon një vullnet politik. T’i jepet fund praktikë së përdorimit të Bashkive për të luftuar qeverinë. Opozita nuk ka pse kërkon Bashkitë për t’i hapur luftë qeve risë. Bashkitë nuk janë për të marrë porosi nga Partitë dhe të bllokojnë qeverinë në bashkitë e tyre.”- tha Meta.
Duke iu drejtuar të gjithë qytetarëve, kreu i LSI theksoi se i kërkon votat dhe që e gjithë Shqipëria të ecë në rrugën e zhvillimit
“Kërkojmë votat që e gjithë Shqipëria të ecë në rrugën e zhvillimit. Çdo bashki ka përgjegjësinë e saj. Të gjitha energjitë duhet të ecin në të njëjtin drejtim. Ekonomia jonë ka sfida të mëdha. Rritja ekonomike e Shqipërisë në parametrat e tjera të rajonit. Edhe pse ne kemi më shumë emigrantë, të ardhurat e emigrantëve nga Kosova dhe Maqedonia janë më të mëdha pasi emigracioni i tyre në vendet që janë prekur më pak nga kriza. Nuk është pak për ekonominë e një vendi si Shqipëria që t’i mungojnë 500 mln euro në vit. Duhet të rrisim punësimin në ato potenciale ekonomike që ekzistojnë. Falenderoj Veliajn, ndërtoi një politikë që do të japë rezultate të padiskutueshme. Që të rritet ekonomia jonë kombëtare, duhet që të rinjtë tanë të rriten në ide dhe formim profesional. Brenda një kohe t’i kthehemi rritjes ekonomike.”- tha Meta.
Duke u ndalur te eksodi, Meta theksoi se Largimi nga Shqipëria, nuk duhet të jetë as zgjidhja dhe as ëndrra e të rinjve.
“Kishim një ekonomi konsumi. Nuk është koha për të vënë gishtin te fajtorët. Është koha të orientohemi në politikë të re drejt atyre faktorëve që do të hapin vende të reja pune. Largimi nga Shqipëria, nuk duhet të jetë as zgjidhja dhe as ëndrra e të rinjve. Qeveria e kaluar e ka të vështirë të thotë se cilin vend pune hapi në 8 vite në Delvinë. Të angazhohemi për të dhënë zgjidhje. Të bëjmë më shumë debate në parlament.”- tha Meta.
Një tjetër pikë që meta vlerësoi për Veliaj është zotimi i tij për të bërë më tepër për sportin.
“Do ndjek ndeshjen Tirana partizani, më në fund stadiumet tona po mbushen plot edhe kur nuk luan kombëtarja. Rama inauguroi dje fillimin e punimeve për stadiumin e Shkodrës. I bindur se mbështetja e sportit rruga e duhur për ët mbështetur një rini të shëndetshme. Bashkia e re e Tiranës do të bëjë më tepër për sportin. Kjo Bashki do i garantojë qytetarëve më tepër hapësira sportive.”- tha Veliaj.
Sigal