Meta: Përmbushje e dëshirës për lëvizjen e lirë

645
Presidenti i Republikës, Ilir Meta, përshëndeti miratimin nga Kuvendi i Kosovës të marrëveshjes për ndarjen e kufirit me Malin e Zi. “Përgëzime për Kuvendin e Kosovës për miratimin e marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi dhe urime të gjithë qytetarëve të Kosovës në përmbushjen e dëshirës së tyre për të lëvizur të lirë e për realizimin e aspiratës të integrimit në Bashkimin Evropian”, u shpreh Kreu i Shtetit, në një reagim menjëherë pas votimit në Prishtinë.
Sigal