Meta: Përgjimi veprim banal, por ranë në kurth ata që i bënë

409
Sigal

TIRANE – Kryetari i Kuvendit Ilir Meta, përsëriti qëndrimin e tij se çdo përgjim i SHISH mbi bazë kundravarjtjesh ligjore do të ndëshkohet, ndërsa shtoi se në kurthin e përgjimeve ranë ata që e kryen këtë veprim.
 
Duke iu referuar skandalit të përgjimeve nga SHISH ndaj krerëve të politikës shqiptare, si dhe listës së politikanëve të publikuar ditën e djeshme ku ndër to është edhe kryeparlamentari, Meta shprehet se nuk është i shqetësuar për këtë fakt, por e cilëson këtë si një veprim banal.
 
“Ishte kënaqësi që unë isha i pari në list që më përgjuan. Problemi është se kanë rënë në kurth ata që kanë përgjuar.Këto punët e përgjimeve për mua janë banale kur njerëzit duan të japin rëndësi kur nuk ekziston, por shkelja e ligjit, është një ccështje serioze, dhe në rast se është shkelur ligji do të ketë përgjegjësi.” theksoi Meta

Meta: PD bojkotonte në fund vizitat, mijëra euro dëm buxhetit të shtetit
Duke folur lidhur me akuzat e PD përpërjashtim të tyre nga Unioni Ndërparlamentar që do të mbahet në Gjenevë, Meta u shpreh se prej kohësh opozita ka bojkotuar jo vetëm jetën parlamentare por edhe çdo vizitë që kryen kreu i Kuvendit jashtë vendit.
 
Ai bëri të ditur se edhe para se opozita të njoftonte bojkotin në Korrik, ka anulluar shumë vizita e takime të rëndësishme ndërkombëtare në minutë të fundit, duke i shkaktuar një dëm ekonomik buxhetit të shtetit.
 
Kreu i Kuvendit, nënvizoi faktin se edhe para bojkotit, PD ka treguar sipas tij mungesë koherence, pasi anulonte biletat e udhëtimit në minutën e fundit, duke shpërdoruar kështu buxhetin e shtetit që mbahet nga taksapaguesit shqiptarë.
 
“Opozita ka shpallur bojkot prej kohësh të gjithë aktiviteteve parlamentare, por mund t’ju them se për fat të keq edhe përpara se të shpallte bojkotin, janë të shumta rastet kur opozita ka konfirmuar pjesëmarrjen, por u janë prerë edhe biletat përpara udhëtimit, dhe më pas janë anuluar prej tyre në minutën e fundit dhe për shkak të procedurave të Kuvendit, janë disa mijëra euro që shteti dhe taksapaguesit kanë humbur për shkak të veprimit të tyre. janë mjaft raste, si ajo e NATO, e OKB, pra jam i detyruar të jap këtë shpjegim sepse nuk kemi të bëjmë thjesht me problemin e pjesëmarrjes, por me mungesën e koherencës, e cila nga njëra anë shpall se kemi bojkotuar të gjitha aktivitetet, dhe unë do të jem në Gjenevë, dhe nga ana tjetër akuzon për mospjesëmarrje, dhe kur ishte në Kuvend, ka mjaft raste kur ata kanë anulluar pjesëmarrjen në minutën e fundit, duke shkaktuar edhe një dëm në buxhetin e shtetit, që mbahet nga taksapaguesit. Jam njohur me këtë rast dhe i kam bërë thirrje që të marrë pjesë edhe opozita dhe do të komunikojë me ta administrata për këtë vizitë në Asamblenë e Përgjithshme në Unionin Ndërparlamentar.” theksoi kreu i Kuvendit Meta. – See more at: http://www.shqiptarja.com/home/1/meta-p-rgjimi-veprim-banal–por-ran–n–kurth-ata-q–i-b-n–245027.html#sthash.oMPTY5DT.dpuf