Meta: Përbuzja e të drejtave të njeriut çon drejt veprimeve barbare

655
Presidenti i Republikës, Ilir Meta, u shpreh se mosrespektimi dhe përbuzja e të drejtave të njeriut çon drejt veprimeve barbare. Në një koment për miratimin e Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut, më 10 dhjetor 1948, Meta tha e cilësoi atë si Kushtetutën e parë universale në mbarë botën. “Njohja e dinjitetit të lindur të të drejtave të barabarta dhe të patjetërsueshme të të gjithë anëtarëve të familjes njerëzore është themel i lirisë, drejtësisë dhe paqes në botë; mosrespektimi dhe përbuzja e të drejtave të njeriut çon drejt veprimeve barbare, që fyejnë ndërgjegjen njerëzore dhe krijimi i një bote në të cilën njerëzit do të gëzojnë lirinë e fjalës, lirinë e besimit dhe lirinë nga frika dhe skamja është shpallur si aspirata më e lartë e çdo njeriu”, janë fjalët e para të këtij dokumenti thellësisht emancipues, të cilat edhe sot tingëllojnë aktuale dhe u kërkojnë ende shteteve dhe qeverive, organizatave ndërkombëtare, shoqërisë civile dhe vetë individëve të rikthejnë jo vetëm kujtesën por edhe vëmendjen dhe energjitë e tyre në respekt parimeve detyruese të saj”, tha Presidenti i Republikës.
Sigal