Meta për 29 Nëntorin: Sot, dita e mirënjohjes për ata që sakrifikuan gjithçka për çlirimin e Shqipërisë

609
Presidenti i Republikës Ilir Meta ka përshëndetur mbështetësit e tij në rrjetet sociale me rastin e 29 nëntorit, Ditës së Çlirimit. “të dashur miq, – shkruan Meta në Fb. – Sot është dita e mirënjohjes për të gjithë partizanët, dëshmorët e heronjtë e Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare që sakrifikuan gjithçka për çlirimin e Shqipërisë.”
Për të uruar 29 Nentorin, Presidenti ka zgjedhur veprën e skulptorit të njohur shqiptar Odhise Paskali, “Partizani fitimtar”, e cila gjendet në muzeun e ish-kampit famëkeq të Mauthauzenit.
Sigal