Meta pas mbledhjes së Kryesisë së LSI: Listat për deputetë ende të hapura, do futen ata…

492
Kreu i LSI-së ende në detyrë, Ilir Meta, si cili u shpall sot Presidenti i Ri i Republikës deklaroi pas mbledhjes së Kryesisë se listat për deputetë nuk janë mbyllur ende. Meta theksoi se në listat e LSI për zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit, do të futen të gjithë ata që kanë dëshirë.
“Do votohet për LSI. Në lista do futen të gjithë ata që kanë dëshirë. Listat nuk janë mbyllur ende.”, pohoi Meta. Mes të tjerash kreu i LSI-së dha se në mbledhje u diskutua për zgjedhjet, duke shtuar se ky proces do jetë standard.
“Diskutuam edhe për zgjedhjet, procesi të jetë me standardë”, pohoi ai.
Sigal