Meta: Partneriteti publik-privat, rruga për rritjen ekonomike

465
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta u shpreh të hënën se, partneriteti publik-privat është rruga e rritjes ekonomike të vendit dhe punësimit.
I pranishëm bashkë me Ministrin e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave Edmond Panariti, në përurimin e një investimi të ri në sektorin e bujqësinë, në qytezën e Fushë -Krujës, 17 km larg kryeqytetit, Meta tha se, “kthehem këtu, brenda një harku kohor prej 4 muajsh, për të qënë dëshmitar i fuqisë reale dhe bashkëpunimit konkret të partneritetit publik dhe atij privat në fushën e bujqësisë, për mbjelljen me fidanë të çertifikuar dru frutorë të 5 hektarëve tokë”.
Qeveria dhe ministria e Bujqësisë do të rrisin mbështetjen dhe iniciativat e partneritetit publik-privat si alternativa, për ta kthyer ekonominë e vendit në ekonomi të prodhimit dhe integrimit evropian, që siç u shpreh Meta, fillon që nga këto fidanë të çertifikuar dhe të sigurt ,që garantojnë prodhim “Made in Albania” cilësor dhe të sigurt për eksport.
Duke garantuar mbështetjen e qeverisë dhe ministrisë së Bujqësisë për sipërmarrësit në sektorin e bujqësisë, Meta tha se, shumë shpejtë do të fillojmë ndërtimin e serave për prodhimin e perimeve. Investime këto, sipas tij, të mbështetura në standarde dhe teknologji të përparuara që krijojnë vende pune të reja.
Kryeparlamentari Meta u shpreh se, “aktualisht janë futur 50 banorë të zonës në punë, ndërkohë që deri në fund të këtij gjashtëmujori pritet të hyjnë në punë edhe 200 të tjerë dhe në fund të këtij investimi do të futen në punë edhe 500 banorë të kësaj zone që do të punësohen në kushte shumë të mira, duke krijuar të ardhura të qëndrueshme dhe të përhershme për familjet e tyre”.
“Paketë, e cila u miratua dhe ka hyrë në fuqi për mbështetjen e bujqësisë duhet të gjej zbatim dhe të shfrytëzohet nga sipërmarrësit si, mundësia e zhvillimit të investimeve kreative në bujqësi dhe agrobiznes”.
Ndërsa Ministri Panariti u shpreh se, afrimi i sezonit të mbjelljeve në bujqësi do të shtojë investimet e reja në këtë sektor, rezultate të cilat do të ndihen në rritje të prodhimit vendas, punësimit, eksporteve dhe të ardhurave 
Sigal