Meta paralajmëron prerë: Nuk do dekretoj qeverinë e dalë nga zgjedhjet e vjedhura

69
Presidenti i zgjedhur Ilir Meta ka paralajmëruar sot se nuk do dekretojë kryeministër dhe ministër të dalë nga zgjedhje të vjedhura. Ai kërcënoi se nuk do të lejohet askush të prekë votat e qytetarëve dhe theksoi se procesin e vendos rinia e cila do mbrojë votën e saj.
“As në endrrën më te keqe nuk e ka parë fundin më të keq, nuk është fjala e Bashës te sera e tij politike, por fjala e Ilir Metës dhe askush mos të shpresoj se do ketë dekret për kryeministër apo ministër kush do guxojë të prekë zgjedhjet”- tha Meta.

Ju po paralajmëroni që nuk do dekretoni një qeveri të ardhshme?
Po paralajmëroj cilindo që po mundohet të vërë dorën mbi votën e qytetarëve nuk do ketë dekrete as për kryeministër as për ministër. Nuk do lejojmë të bvihet dorë.

Procesin e vendos rinia e cila do mbrojë votën e saj, kundër oligarkisë që kërkon ta kthejë Shqipërinë në një magazinë dhe plantacion të drogës së gjithë botës. Kjo histori ka mbaruar.

Do bëni si Ivanov?
Nuk ka lidhje me këtë rast, nuk bëhet fjalë për të mos dekretuar vullnetin e qytetarëve por zgjedhjet e vjedhura.

Unë do dëgjoj vullnetin e popullit shqiptar. Askush të mos provokojë qytetarët shqiptarë. Askush të mos përplaset me lirinë e të rinjve shqiptarë. Në 25 këtu keni numrin e mandateve. Si ua thashë në 2013 para se të hapeshin kutitë. Sot po ua them LSI është forcë e parë në Tiranë dhe e pandalshme për të qene forcë e parë në të gjithë Shqipërinë.