Meta ‘paralajmëron’ Pekën/ Çimi, sonte kam disa pyetje për ty

641
Sigal

Presidenti Ilir Meta do të jetë mbrëmjen e sotme i ftuar në SYRI TV përballë gazetarit Çim Peka në emisionin ‘Çim Peka Live’.

Pikërisht për këtë intervistë, Meta ka ftuar qytetarët që ta ndjekin, ndërsa i ka bërë një ‘sfidë’ gazetarit Çim Peka.

’Unë jam gati të përgjigjem për gjithçka, por edhe unë do të kem disa pyetje për Çimin’, shkruan Presidenti Meta në Facebook.

Më poshtë, reagimi i plotë i Presidentit Ilir Meta:

Të dashur miq,

Ju ftoj të më ndiqni sot live në Syri TV në ora 21:00, në një intervistë për gazetarin e mirënjohur Çim Peka.

Lexova një shënim të Çimit, se do të më bëjë të gjitha pyetjet e mundshme, disa prej të cilave, siç paralajmëron ai, do të jenë pikante.

Unë jam gati të përgjigjem për gjithçka, por edhe unë do të kem disa pyetje për Çimin.

Sot nga studio e Syri TV nisim një betejë të re për të mbrojtur një të drejtë tjetër kushtetuese të qytetarëve shqiptarë, përveç të drejtës për zgjedhje.