Meta paralajmërim të fortë nga Berati: S’do ketë asnjë mëshirë për…

501
LSI mbylli fushaten elektorale sot pasdite ne Berat. Ne fjalen e tij, kreu i Kuvendit Ilir Meta i ka derguar nje tjeter mesazh kryeministrit Edi Rama dhe ish-aleatit te tij ne qeverisje.
“Kot i mban shpresat te bluja kryetari i mavisë, qofte te “Lulushi”, qofte te Policia. S’i bën derman as marrëveshja e errësirës me “Lulushin” as policia te ciles i beri thirrje pak dite me pare te bejne fushate per votat per PS, i tmerruar nga një fakt që Berati është dhe do të jetë i kuq. Berati është dhe do jetë i kuq me LSI. Edhe Kavaja do i shporrë bandat e Rilindjes, ndaj asnjë shpresë të mos ketë lideri i mavisë, Berati është dhe do jetë i kuq, jo i kuq po flakë fare. Sepse nuk i harron mashtrimet. Cirku mbaroi se Berati ka halle, probleme. Më mirë të shkarkojmë kreun e Rilindjes në 25 qershor se sa të rinjtë dhe të rejat të braktisin Beratin dhe gjithë Shqipërinë.
Kreu i Rilindjes zgjodhi vendin më të gabuar për të sulmuar pabesisht LSI-në dhe për të provokuar përcarjen e të majtës që e ka bërë dhe herë të tjera.
Po i them se në 25 qershor të gjithë socialistët të cilët u injoruan, poshtëruan nga Rilindja, e kanë alternativën e tyre të votojnë LSI për bashkimin e të majtës, sepse në 4 vjet ai jo vetëm që s’u kujdes për Shqipërinë e shqiptarët por u ktheu kurrizin socialistëve sapo i mori votat dhe u vu në shërbim të 5-6 oligarkëve të cilët drejtonin dhe qeverinë e Berishës me vendimet që merrnin”.
Meta kishte edhe nje mesazh per kreret e Policise ne qarqe:
“I bëj thirrje drejtorit të Policise këtu dhe atyre qe kane marre porosi per te shkrire LSI-në, thirrini mendjes dhe mos merrni porosi nga një njeri që jo vetëm policia po as mjekësia nuk i bën dot derman. Nuk do të ketë asnjë amnisti, asnjë keqardhje, asnjë mëshirë për cdo drejtues policie dhe për cdo bandit që do guxojë të bëjë presion qytetarëve të Beratit dhe Shqipërisë për votën e lirë”, u shpreh Meta.
Sigal