Meta nga Vora: Lulushi u mësua keq, 8 vjet qyl në pushtet

49
ASHE ka mbyllur fushatën në Vorë, ku i pranishëm ishte edhe kreu i LSI, Ilir Meta. Në fjalën e tij Meta tha se Lulzim Basha ka shfrytëzuar përcarjen e së majtës për të qëndruar në pushtet.
Ilir Meta: Lulushi u mësua keq 8 vjet qyl në pushtet nga përcarja e së majtës, prandaj qan përpara 21 qershorit sepse e majta është një forcë e jashtëzakonshme, jo vtëm në Vorë, por në të gjithë Shqipërinë. Vullneti i lirë i qytetarëve të Vorës, ata e kanë ndarë mendjen i kanë thënë JO regjimit të mielli dhe të zarfaeve të korrupsionit dhe i kanë thënë PO programit tonë të punësimit.
Luan Sallaku është kandidati jonë i ASHE, prandaj duke votuar të gjithë për Luan Sallakun ju keni votuar për shërbëtorin tuaj për 4 vitet që vijnë. Ju keni votuar për të hapur bashkinë, ajo nuk do të jetë më një bunker. Bashkia do të jetë e popullit të Vorës. Cdo gjë do të jetë transparente.
Na akuzojnë pse vijmë e ndalojmë në Vorë…Po cfaj ju kemi ne këtyre që njifnin vetëm një institucion, atë të Agro Blendit. Ne njohim si institucion bashkinë e madhe të Vorës dhe popullin e Vorës. Na thonë që Meta ka sjellë këtu bandidtë, sepse Lulushit edhe nënat dhe vajzat i duken si bandite, ndërsa si ëngjëll i duket Fiqua që ju keni filluar ta denonconi.