Meta në takimin e fundvitit me LRI: LSI ka energjinë dhe përkushtimin tuaj

435
Sigal

Dje
është zhvilluar takimi fundvitit i të rinjve të LRI, organizuar nga ky forum,
si një takim festiv e bashkëbisedues. Në takim ishin të ftuar edhe të rinj nga
forumet rinore të forcave të tjera politike në Shqipëri, nga organizatat dhe
shoqatat e pavarura rinore, nga lidhja studentore, politikanë e të rinj të
shumtë miq të anëtarëve të LRI. Në takim ishte prezent edhe kreu i LSI Ilir
Meta, një nga figurat kryesore të lëvizjes studentore në dhjetor 1990 dhe
drejtues i forumeve rinore FRESH-iste për disa vite. Krejt i lirshëm,
dashamirës, mbështetës i LRI dhe anëtarëve të saj, Ilir Meta përshëndeti
kontributin e madh që kanë dhënë të rinjtë e LRI në fuqizimin e LSI dhe të
lëvizjes për integrimin e Shqipërisë në BE, ku prova më domethënëse ka qenë dhe
është dinjiteti dhe kualitetet në postet drejtuese qeverisëse. Duke u shprehur
mirënjohje dhe duke iu uruar fuqizim të LRI, kreu i LSI Ilir Meta, deklaroi: “LSI
është një forcë në rritje, mbasi ka energjinë e LRI”.