Meta në Split: Kriza e refugjatëve, nuk duhen mure

395
Bashkimi Europian nuk duhet të humbasë vëmendjen ndaj rajonit tonë, është shprehur kreu i Kuvendit Ilir Meta, në konferencën e kryeparlamentarëve të Iniciativës Adriatiko-Joniane, që mbahet në Split të Kroacisë. “BE nuk duhet të humbasë vëmendjen ndaj rajonit tonë. Avancimi i integrimit, garanci për sigurinë evropiane”, është shprehur kreu i Kuvendit Meta.
Në konferencën me kryeparlamentarët e Shqipërisë, Kroacisë, Italisë, Greqisë, Sllovenisë dhe Malit të Zi, z. Meta tha se Shqipëria do të bëjë pjesën e saj brenda mundësive, në bashkëpunim me partnerët evropianë, për krizën e refugjatëve.
“Kriza e refugjatëve është problem evropian, kërkon zgjidhje evropiane. Evropa nuk duhet të ngrejë mure. Shqipëria do bëjë pjesën e saj brenda mundësive në bashkëpunim me partnerët evropianë. Kriza kërkon koordinim evropian të strukturave të sigurisë dhe inteligjencës”, vijoi më tej Meta. Kreu i Kuvendit tha më tëj se duhet të mbrojmë hapesirën tonë “por duke mos prekur vlerat evropiane të solidaritetit”.
Sigal