Meta në SHBA, takim me Kryetarin e Komisionit për Agrikulturën në Senatin Amerikan z. Pat Roberts

404
Sigal

Meta: Mbështetemi tek bashkëpunimi me
SHBA
Meta: Marrëdhëniet me SHBA, të forcohen edhe më tej

Gjatë vizitës së tij në Shtetet e
Bashkuara të Amerikës, Kryetari i Kuvendit z. Ilir Meta u prit në një takim nga
kryetari i Komisionit për Agrikulturën të Senatit Amerikan, Senatori Pat
Roberts.
Gjatë këtij takimit, z. Roberts vlerësoi bashkëpunimin ndërmjet Shteteve të
Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë duke nënvizuar se prezenca e z. Meta në
SHBA kontribuon në ruajtjen dhe rritjen e këtyre marrëdhënieve.
Ndër të tjera, në këtë takim z. Roberts theksoi se: “Është një privilegj që ju
kemi sot këtu në një moment kaq të veçantë. Faleminderit që jeni pjesë e këtij
eventi. Jeni shumë i mirëpritur. Ne besojmë se në të ardhmen bashkëpunimi
ndërmjet dy vendeve do të jetë edhe më i ngushtë”.
Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta e falënderoi senatorin Roberts për pritjen e
tij duke nënvizuar se Shqipëria mbështetet fuqimisht tek bashkëpunimi i ngushtë
me SHBA. “Ju falënderoj që më ftuat këtu dhe ne mbështetemi tek Shtetet e
Bashkuara për të ardhmen e marrëdhënieve tona. Ne besojmë se marrëdhëniet tona
do të jenë edhe më të forta dhe do të kemi një bashkëpunim edhe më të ngushtë
në shumë fusha, edhe në atë të agrikulturës”,- tha z. Meta.