Meta në SHBA: Shqipëria aleate besnike, të forcojmë bashkëpunimin

440
Kreu i Kuvendit Ilir Meta ka marrë pjesë në International Leaders Forum në kuadër të Konventës së Partisë Demokratike Amerikane në Filadelfia. Meta është takuar gjatë forumit me disa personalitete si ish-Sekretaren e Shtetit Madeleine Albright, Kreun e Parlamentit të Suedisë Urban Ahlin, Kreun e Parlamentit të Gjeorgjisë David Usupashvili dhe eurodeputetet Knut Fleckenstein Gianni Pittella dhe Tanja Fajon. Kreu i Kuvendit shqiptar gjatë takimeve është shprehur se duhet të forcojmë bashkëpunimin me SHBA, pasi Shqipëria është aleate besnike në mbrojtje të vlerave demokratike.
“Të forcojmë bashkëpunimin strategjik me SHBA. Shqipëria dhe SHBA aleate besnike në NATO në mbrojtje të vlerave demokratike, stabilitetit dhe sigurisë. Vlerësoj kontributin e NDI në demokracinë shqiptare. Mirënjohje për bashkëpunimin me NDI për të rritur transparencën dhe demokracinë e brendshme të partive politike”. Kreu i legjislativit shqiptar ndodhet në SHBA këtë javë në kuadër të pjesëmarrjes në Konventën e Demokratëve.
Sigal